Takimi i ditës: Rama ka merak ‘të mllefosurit’, ndërsa Meta bën një résumé të bisedës

Postuar në 08 Maj, 2012 08:55

Rama e merr me mend, me sa duket, se takimi i tij me Metën është një takim që do të shoqërohet me dyshime, diskutime, moskuptime, keqkuptime, qejfmbetje, etj, dhe prandaj, teksa po ndahej me Metën e gjeti me vend të thosh dy fjalë për ‘të mllefosurit’: “Atyre që mllefosen, po u them se kur flasim për dialog don të thotë dialog edhe mes kundërshtarëve.” Dhe më poshtë, ka këmbëngulur t’i bindë ‘të mllefosurit’ mbi dobinë e takimit duke u kapur pas ‘thelbit të çështjes’: “Shqipërisë i duhet sot një President, i cili garanton në radhë të parë kapërcimin e provës për statusin e vendit kandidat, pavarësinë e institucioneve dhe të jetë një garant për të gjithë shqiptarët.”

Në fakt, Meta përmendi më shumë se sa një çështje, kur foli për temat e bisedës. Përveç zgjedhjes së Presidentit, ai përmendi dhe reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe imunitetin. Kanë folur vërtet për gjithë këto çështje në harkun e një ore? Si zor. Kështu që i mbetet të kenë folur veç për Presidentin. Kuptohet, nëse s’kanë folur për ndonjë gjë që është më e rëndësishme se Presidenti, fjala vjen plani për t’ia hequr spinën Berishës. Por ky është muhabet i gjatë (nëse është një muhabet që është bërë); nuk mund të mbyllet me një takim a dy.

M.N.

Comments

Submitted by ben (not verified) on

Po car spine ti heqin Berishes o Mustafa ,kur Rama,Meta ,Berisha jane kembet e nje oktapodi te vetem qe na kane mberthyer keqas.Ty t´ka prek  vetem kemba e Berishes  dhe ndaj flet keshtu ,po ec e na pyet ne te tjerve qe na ka mberthy me te gjitha kembet, nese besojme ne heqjen e kesaj spine nga Edi yt.

Submitted by erind (not verified) on

Ed Rama shkoi me Gramozin tek Iliri per te bo pazarin e Presidentit !

Nji mesazh per ty o Ed Rama - nuk i ke votat brenda PS-se dhe ske per ti pasur ! E morre vesh kur bere lojen e Vishe-s sepse sta mbajti te futeshe ne votim sepse e dije se kishe te pakten 13 vota qe do te dilnin kunder. E pra Ed Rama na rrufsh bythen ti dhe Gramoz Ruci se per PRESIDENT-in mbaje me shkume se nuk ka per te dale loja jote dhe e Ilirit.

Submitted by andi ll (not verified) on

dialogu është i mirë por kur ndodh ne fshetësi te lindin dyshime dhe kur shikon nje reagim te till nga z-Rama dyshimet të shtohen....

Submitted by Ilir (not verified) on

Te " Mllefosurit" edhe vete Rama e kishte te qarte veshtiresine se si do ta takonte pas gjithe asaj balte qe kishin hedhur mbi njeri-tjetrin ( Si Meta pas kepuces) ne kete rast e kishte edhe me te veshtire sidomos me Viktimat dhe Familjaret e  21 janarit ku Meta i quajti Kokepalare..... por perballe opsionit te Presidentit qe po ti lihet edhe ky Institucion Berishes atehere do ta kete te lehte per ti kontrolluar te gjitha biles edhe vete Meten me ate rast nepermjet  gjykatave.....

Submitted by ronnie (not verified) on

edhe rama s'ka shume kellqe. ato qe i quajti hajdute i merr ne tavoline. keta njerez c'nuk bejne per pushtet...e mjera Shqiperi ne duart e kujt ka rene...

Submitted by tutu (not verified) on

me kete rama tregon qe eshte vetem nje halabak ordiner dhe aspak politikan dhe jo me idealist apo pragmatist,ja nxorri shpejt bijen vetes por ta dije se sja japim me votat  keshtu qe e preu dje bileten legeni

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.