Arkiv-Lajme
Petro Koçi: Nano asnjë shans për president apo “katarsis 2”
Petro Koçi, njeriu që iu bashkua lëvizjes politike të Fatos Nanos pas zgjedhjeve presidenciale të 2007-ës dhe që krijoi partinë PSV-91 pasi Nano e la përgjysëm lëvizjen, ka dhënë një intervistë për shqiptarja.com. Duke iu referuar lëvizjes për “katarsisin”, e cila rrëzoi ish-kryeministrit Meta 10 vjet më parë, Koçi shprehet se Nano nuk duhet të sillet në mënyrën që po sillet, duke shantazhuar të majtën.
Shënim: Kushtetuta e Shqipërisë dhe “kushtetuta” e Brukselit për Shqipërinë
Edhe shqiptari më i thjeshtë duhet ta ketë marrë vesh tashmë se kushtetuta e Shqipërisë i jep mundësinë shumicës parlamentare për ta zgjedhur Presidentin e Republikës qoftë edhe me 71 vota. Por gjithashtu, edhe shqiptari më i thjeshtë duhet ta ketë marrë vesh tashmë se Brukseli i ka rekomanduar fort shumicës parlamentare shqiptare që zgjedhjen e Presidentit të Republikës ta bëjë duke bashkuar votat me ato të pakicës parlamentare, si një premisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE në vitin e 100-të të shtetit shqiptar.
Një javë ka kaluar dhe … Nikoliçi i ka vënë të gjithë në panik
Bën vaki që Tomisllav Nikoliç të mos ketë patur kohë të mësojë kthinat e zyrës së vet, por kjo kohë e shkurtër qysh prej momentit të ceremonisë që përuroi erën e tij në pushtet i ka mjaftuar të provokojë panik gjithandej. Edhe një pjesë e madhe e atyre që e besuan gjatë fushatës kur thosh se “nuk ish më ekstremist nacionalist, por thjesht një konservator populist”, kanë ndërruar mendje. Shtypi e media perëndimore, mbi të gjitha. Agjencia Associated Press nuk ka pritur gjatë për t’u rënë borive të alarmit.
Shqiptarët i kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë për shkak të besës?
Është një fakt i pamohueshëm, dhe i dokumentuar nga historia, që shqiptarët i kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Si shpjegohet kjo sjellje humane në një klimë paragjykimesh e përndjekjesh ndaj hebrenjve? Historiografia shqiptare, në tentativën për të dhënë përgjigjen e vet, është ndalur më së shumti tek ca cilësi sui generis të sojit shqiptar. Në këtë linjë ka ecur dhe kryeministri ynë në një shkrim që ka bërë për gazetën e Kongresit amerikan The Hill. Ja ç’thotë ai: “Besa për shqiptarët nënkupton kodet më të larta etike në vend.
Ju kish marrë malli për Grossruck-un? E solli surratin sërish këtyre anëve
Zv. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, është mik për kokë i Berishës, dhe këtë e ka demonstruar në më shumë se një rast. Ai nuk mungon kurrë ta thotë të vetën lidhur me ngjarjet në Shqipëri sa herë që miku i tij ndodhet në situata delikate. Shumë njerëz kanë pyetur këto ditë se si ka mundësi që Grossruck-u nuk po bëhet i gjallë në këtë fabulën presidenciale, por qysh sot nuk kanë pse ta bëjnë më këtë pyetje, pasi Grossruck-u e nxorri surratin në shesh. Dhe dihet se çfarë mund të thotë një si ai. “Nuk është krizë.
Fatos Nano kërkon garë për postin e Presidentit
Fatos Nano ka hartuar një si gjysmë dekalogu (në fakt, ‘porositë e zotimet’ e tij janë gjashtë, jo pesë) për udhëheqësit politikë shqiptarë, dhe për veten:
Të përditshmet ‘mbahen’ në Tiranë edhe me 30 lekë
Panorama, Shekulli, dhe Mapo po dalin në treg me një çmim 50% më të lartë. U bënë tre ditë tanimë që ato po shiten me 30 lekë, gjë që është motivuar prej tyre me kostot e rritura të gazetës në rrethanat e krizës në një kohë që të ardhurat janë në ulje (vetëm të ardhurat prej reklamave kanë rënë në mënyrë eksponenciale gatë vitit të fundit).
Ç’qëndrim po mban LSI-ja?
LSI-ja është shprehur më se njëherë se nuk do të votojë një kandidat vetëm të maxhorancës, dhe me këtë qëndrim ka inkurajuar, të paktën deklarativisht, arritjen e një marrëveshjeje mes maxhorancës e opozitës. Por shpallja e kandidaturës së Xhezair Zaganjorit, që është bërë edhe me ok-in e LSI-së, nuk e ka ndihmuar arritjen e një marrëveshjeje të tillë. Lind pyetja: Çfarë loje po bën LSI-ja? Bazuar në retorikën e saj, ajo po luan me maxhorancën e për maxhorancën.
Digjet dhe raundi i dytë; ç’do të bëhet me të tretin?
Seanca e sotme parlamentare, ku ish parashikuar të zhvillohej raundi i dytë i votimit për postin e Presidentit, zgjati 2-3 minuta, aq sa i duhej Topallit të thosh se “Komisioni i Ligjeve të Kuvendit nuk ka sjellë asnjë kandidat zyrtar, e kështu ky votim nuk mund të hapet; raundi i dytë quhet i kryer, megjithatë”. Kjo lloj séance sterile, e ngjashme me të parën që u mbajt një javë më parë, ish e pritshme pas takimit të djeshëm Rama-Berisha, që u finalizua pas ndonjë rezultat.
PD: Lejimi i skafeve është kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve!!!
Nuk dihet kush e ka thënë i pari, se ndalimi i qarkullimit të skafeve për të vënë nën kontroll trafikantët e kontrabandistët është njësoj si ndalimi i seksit si një mënyrë për të bllokuar prostitucionin. Është një krahasim i saktë. E përmendte dhe Fatos Baxhaku në shkrimin e tij të sotëm në Shqip me titullin “Absurditeti i një Moratoriumi”. Ta bën më të saktë këtë krahasim një deklaratë e lexuar nga zëdhënësja e PD-së në përgjigje të apelit të 17 kryebashkiakëve të qyteteve bregdetare për ta shfuqizuar këtë moratorium. Ja deklarata (një pjesë e saj):
