Digjet dhe raundi i dytë; ç’do të bëhet me të tretin?

Seanca e sotme parlamentare, ku ish parashikuar të zhvillohej raundi i dytë i votimit për postin e Presidentit, zgjati 2-3 minuta, aq sa i duhej Topallit të thosh se “Komisioni i Ligjeve të Kuvendit nuk ka sjellë asnjë kandidat zyrtar, e kështu ky votim nuk mund të hapet; raundi i dytë quhet i kryer, megjithatë”. Kjo lloj séance sterile, e ngjashme me të parën që u mbajt një javë më parë, ish e pritshme pas takimit të djeshëm Rama-Berisha, që u finalizua pas ndonjë rezultat.
Palët vijojnë të bëjnë lojë nervash me synimin për ta kapur në gabim njëra-tjetrën. Berisha kërkon ta shndërrojë çështjen presidenciale në një garë, por opozita po i mbahet logjikës se çështja presidenciale duhet të zgjidhet me një marrëveshje, e jo me një garë. Të krijohet përshtypja se, kështu si po rrjedhin gjërat, çështja presidenciale ka për t’u finalizuar me një garë, ku do të marrë pjesë vetëm një kandidat, ai i partisë demokratike, por në fakt e gjitha mund të jetë një qëndrim ekstremist i Berishës me synimin për t’u tërhequr në momentin e fundit nën presionin ndërkombëtar e për të dalë në sytë e këtyre të fundit si një njeri që di të tërhiqet.
E.G.
Comments
Akoma edhe njehere PS se
<p>Akoma edhe njehere PS se bashku me analistet e ndryshem qe anojne ndaj saj (qofte dhe per shkakun se jane thjesht kunder Berishes) po gabojne gjithcka. Ligji thote qartasi qe votohet vetem per emra qe kane 20 firma. Asgjekundi ne ligj nuk permendet kjo shpikja jone e fundit: procesi apo negociata. Dihet qe ka negociata qe japin emra. Por kjo s'ndalon asnjeren pale te jap emra dhe jashte negociatave vetem me 20 firma. PS duhet t'i kerkoje PD-se qe ate pseudokandidat me ermin Zaganjori ta paraqesin me 20 firma. PD s'do. Atehere PS nuk duhet ta rruaj fare sepse s'ka pse te ndjehet ne faj kur asnje kandidat nuk paraqitet. I takon PD-se te marre riskun te propozoje (me firma, jo kot ne ajer) emra, te cilet normal edhe mund te digjen. Ashtu si i takon PS-se te jape emra te sajet qe mund te digjen gjithashtu, por prape kjo eshte loja. Ky eshte procesi i vertete, jo tentativa pazarezh nendore, te cilat eksperienca na tregon qe me i afti per t'i fituar eshte Berisha. Tashme edhe me i pasuri, cka ben goxha diference ne Shqiperi.</p><p>PS duhet te harroje perrallat e amerikaneve apo europianeve. Shikoni Ameriken. Partia Republikane pati rreth 7 persona qe u nisen ne gare. Te tere pa nje u dogjen. Dhe askujt nuk i erdhi as keq, pavaresisht se kostoja e atyre qe u dogjen eshte e larte, ne imazh si dhe ne leke. Ata e dine qe ne nisje qe ekziston nje risk dhe nje kosto. Pse Arvizu na fliska neve per nje proces qe nuk perkon as me ligjin tone (kandidati nuk debatohet thjesht votohet thote kushtetuta, pikerisht qe te mos tallin trapin Meta, Rama, Nano e Berisha me te, duke e bere mall me vlere fikse monetare ne tregun politik), por as me praktikat amerikane? Te jete valle sepse eshte shqiperuar ca si shume, dhe ka filluar te mesoje ca nga marrezite tona politike? Apo valle, me intuite, kupton qe per keto metoda ne shkallojme, dhe futet ne valle qe te dale si shpetuesi i situates?</p><p>PS duhet te mos harroje qe me t'u djegur raundi i trete (ku djegja na qenka thjesht kalimi i dates, fale 21 prillit 2008 dhe Edi Rames, s'kemi shans per bllokazh!), Berisha nuk do te dije me se c'thone keta te huajt apo vendasit. I fut nje votim me shpejtesi me 71 vota, kandidatit me te pershtatshem per te, qe mund te jete kushdo jo detyrimisht Zaganjori, dhe histori e mbyllur. Cfare do te thoni pastaj? Qe ju e respektuat procesin! Qe ju tentuat negociata! Qe ju asnjehere nuk mesuat te veni ne siklet Berishen! Epo hallall ju qofte!</p>
Me duket se PD-isti ka te
<p>Me duket se PD-isti ka te drejte. Gjithe loja e Berishes konsiston te heqja e pergjegjesise nga vetja. Pra qe t'i thote opinionit te brendshem dhe ambasadorokracise qe: - Ja ju e pate vete, une e bera timen?! Propozova, takova, bisedova, negociova, por eshte opozita ajo qe bllokon gjithçka. Dhe per te mos e lene vendin te rifutet ne krize politike propozova si president: (Topallin, Boden, Zaganjorin.. ose ndonje tjeter). A u bindet qe fajin e ka opozita, qe thote vetem jo?!</p>
Saliu mund te terheq ne
Saliu mund te terheq ne momentin e fundit ne favor te nje komunisti si Nano, por ceshtja eshte se ne se do jua mbylle sot e neser gojen njerezve me te mire apo te keqe, cfare do tej ai kur historia te shkruhet nga te tjere? Agjent i shtire i komunzmit? I dergua e sherbetor i PPSHse?
Add new comment