Fatos Nano kërkon garë për postin e Presidentit

Postuar në 04 Qershor, 2012 10:24

Fatos Nano ka hartuar një si gjysmë dekalogu (në fakt, ‘porositë e zotimet’ e tij janë gjashtë, jo pesë) për udhëheqësit politikë shqiptarë, dhe për veten:

1. Të jenë këmbëngulës dhe mirëbesues për takime e negociata të vazhdueshme parimore, transparente e qëllimlarta me njëri-tjetrin e të tjerët për të mbërritur në produktin më të mirë, duke zgjedhur Presidentin më të mirë për shqiptarët.
2.  Fatos Nano siguron se nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të bëhet garant i kushtetutës, garant i përmbushjes së të gjitha reformave, si edhe garant e i përkushtuar që, të gjithë së bashku. Presidenti dhe Liderat Politikë të angazhohen plotësisht që në vitin 2013 në Shqipëri të organizohen zgjedhjet e para themeluese të lira, të ndershme e te pakontestuara, si shprehje e vullnetit, kulturës politike dhe standarteve më të mira Europiane.
3.  Të mos fetishizohet konsensusi, sikurse u fetishizua derimësot proçesi. President Republike nuk do të zgjidhet as Konsensusi, e as Proçesi. President Republike do të zgjidhet emri dhe personi konkret.... Të mos përdoret fjala konsensus si alibi për të përmbushur profecinë e shqiptarit të mençur e të madh Arbën Xhaferi kur ka paralajmëruar disa ditë më parë se: “… Ata që kanë ndikim, kërkojnë të kundërtën: një president-pulë, që nuk e turbullon ujin…” Konsensusi duhet të sjellë një President si Simbol të Unitetit Kombëtar të shqiptarëve, e jo si Simbol të unitetit të Kryetarëve. Konsensusi, kërkohet të sjellë një President mbi palët, të pandikueshëm, të patrysnueshëm, e të pajoshshëm nga palët apo pushtetet e palëve.
4.  Konsensusi, pra proçesi i mirëbesimit, mirëkuptimit për bashkërendim dhe bashkëvendosje, ndërsa synon daljen me një kandidat të bashkëvotuar dhe gjithëpranuar nga të gjitha palët, nuk ka pse të përjashtojë mundësinë e një dakordësimi që në pamundësi të marrëveshjes për një kandidat të përbashkët, të lejohet me njemendësim dhe vullnet mirëbesues një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, gjë që do të sjellë që nga konkurimi i Kandidatëve më të mirë të fitojë ai që merr besimin e shumicës së vullneteve të lira të deputetëve.
5.  Fatos Nano ndonëse i lënduar dhe mosaprovues nga ngurrimi i Edi Ramës për ta mbështetur politikisht dhe me firma deri tani emrin e tij në mundësinë për të Kandiduar për President, shprehet mirëbesues deri në përfundim të proçesit, dhe e inkurajon Edi Ramën që të jetë vijë e hapur komunikimi, këshillimi dhe ndërshkëmbimi idesh dhe opinionesh me të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në proçesin e zgjedhjes së Presidentit, qoftë me ata që janë të thirrur për të marrë vendime, qoftë me ata që kanë shpallur ambicjen dhe përgjegjshmërinë për të konkuruar për detyrën e Kreut të Shtetit. Fatos Nano e fton Edi Ramen që të mos i shmanget garës dhe konkurimit me maxhorancën, me emra dhe vlera më të mira e më përfaqësuese, si edhe e këshillon që të mos e përjetojë të qenurit në pakicë si gjendje mentale dhe psikologjike pamundësie, por si gjendje politike shansesh dhe mundësie për kontrubite dhe rritje. Pakicat nuk duhet tu shmangen kurrë garave e konkurimeve. Pakicat rriten vetëm nëpërmjet konkurimit dhe garave.
6.  Njëkohësisht Fatos Nano shpreh mirëbesimin dhe fton Kryeministrin Berisha që të mos shohë e as interpretojë tek Fatos Nano një Instrument politik aktiv, por një politikan parësor e të sprovuar, një shtetar që ka shërbyer për shumë herë e vite në Krye të Qeverisë, një protagonist për shkak të rolit dhe modelit politik që ka përfaqësuar, duke iu dedikuar të përbashkëtës. Fatos Nano prej vitesh nuk konkuron e as bën pjesë më në jetën aktive dhe të politikës së ditës nën ndonjë sigël partie. Fatos Nano është i vetëofruar për të shërbyer bazuar në të gjitha dijenitë, përvojën, dijet, kapacitetet e tij si politikan paresor, por mbi të gjitha si shërbëtor publik e shtetar. Fatos Nano është gjithashtu i ndërgjegjësuar dhe ndjen përgjegjshmërinë se një klasë politike që nuk jep dot produkte apo jep produkte të këqija për popullin e saj, meriton të konkurohet.

Por më shumë ka rënë në sy një zotim, që ai e thekson qysh në krye të herës: ““Fatos Nano siguron se nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të angazhohet me të gjitha kapacitet politike, institucionale e kushtetuese që mbart detyra e Kreut të Shtetit që të instalojë në njërën prej ditëve të javës, një traditë të përjavshme e të përhershme Mëngjesi pune, reflektimi dhe Lutjesh, mes Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

e ka marre seriozisht ky, s'ben perr-perr kot, do ta turbulloje pak ujin e ndenjur te politikes mesa duket.

Submitted by anonim (not verified) on

Si nuk ka turp ky pijaneci. Më parë analistët çirreshin të ikte Nano dhe Berisha, që të shpëntonte Shqipëria, tani po na kthehet dhe ky pijanec e kumarxhi për tu bërë  president. E ku është katandisur ky vënd, fatet tona i ka në dorë shtangisti Meta, të paktën kështu thonë ca të vetëquajtur analistë. Na mbytën injorantët dhe cipëplasurit.

Submitted by Albi (not verified) on

Ishte bere bajat uji i politikes, Berisha-Rama, Rama-Berisha. Te pakten  fillojne e luhen interesa te tjera pervec te dy kryetareve tani.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ketij i kane mbaruar leket kazinove ne Vjene e ka ardh me kap noj dore me leke

Submitted by Pena (not verified) on

Do t`iu lutesha,ne se eshte ne gjendje ndokush te me thote se ke perfaqeson ky kumarxhi i droguar,(qe ju mbaruan parate neper kazino dhe erdhi te vjedhe te tjera) dhe ne emer te kujt flet.Une di qe ky prej vitesh eshte kthyer ne nje kufome politike,qe deshi zoti na e hoqi qafe.Ndersa perpiqemi te heqim qafe kucedren tjeter (S.Berishen),ngrihet ky fantazme nga varri dhe kerkon...,e cfar s`kerkon,...vete te bijen e priftit.Paturpesia e cinizmi i ketij njeriu s`paskan fund.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.