Të përditshmet ‘mbahen’ në Tiranë edhe me 30 lekë

Postuar në 04 Qershor, 2012 06:43

Panorama, Shekulli, dhe Mapo po dalin në treg me një çmim 50% më të lartë. U bënë tre ditë tanimë që ato po shiten me 30 lekë, gjë që është motivuar prej tyre me kostot e rritura të gazetës në rrethanat e krizës në një kohë që të ardhurat janë në ulje (vetëm të ardhurat prej reklamave kanë rënë në mënyrë eksponenciale gatë vitit të fundit).

Pritej nga shumëkush që të verifikohej një rënie e dukshme e tirazhit të këtyre gazetave (një rritje e çmimit me 50% nuk është shaka), por nuk po ndodh kështu. Një rënie ka, por nuk është aq sa pritej. Për më tepër, rënia ëhstë e përqëndruar në rrethe, ndërsa në Tiranë (kështu na thonë nga gazeta Panorama) shitja e tyre ka pësuar një rënie të rekuperueshme. Duhet pritur të kalojnë disa javë për të parë nëse kemi të bëjmë me një gjendje inerciale, apo jo.

Re.Pu.

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>haha 50% rritje e cmimit!!! haha</p><p>Po 10 lek eshte o njerez, normale qe nuk do bente shume ndryshim.&nbsp;</p>

Submitted by f.d. (not verified) on

<p>Prit &#39;Bek&#39; se ka handet ! Gur-gur behet mur ! Kohe krize, kohe kursimi...portofoli bosh-ai eshte i imi...</p>

Submitted by f.d. (not verified) on

<p>Prit &#39;Bek&#39; se ka hendek ! Gur-gur behet mur ! Kohe krize, kohe kursimi...portofoli bosh-ai eshte i imi...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.