Arkiv-Lajme

Autoironia i bën mirë një politikani …. britanik

Postuar në 08 Qershor, 2012 02:16

Wallace & Gromit është një film me kartona, ku personazhet kryesorë janë dy, Wallace dhe Gromit pra. Dikush ka thënë se Ed Miliband, kreu i laburistëve britanikë, i ngjan personazhit Wallace. Miliband ka gjetur pakëz ngjashmëri vërtet (shikoni foton shoqëruese), e nuk është çudi t’i jetë shkaktuar një makth i lehtë prej këtij zbulimi, por ai e ka marrë në mënyrë tepër sportive këtë histori. Duke mbajtur një fjalim dje në Londër mbi identitetin nacional, ai e ceku këtë ‘problem të vetin’.

Ilir Meta u ka prerë gojën socialistëve

Postuar në 08 Qershor, 2012 02:14

Socialistët nuk kanë reaguar pas kthesës 180 gradëshe të Ilir Metës lidhur me çështjen presidenciale. Për ditë të tëra, Ilir Meta e të vetët kanë thënë e kanë përsëritur idenë se “nuk do të votonin një kandidat presidencial, që s’do të vinte pas një konsensusi maxhorancë-opozitë”, dhe prej tri-katër ditësh “janë duke i bërë ftesë opozitës që të votojë një kandidat konsensual të gjetur prej Berishës, Metës e Mediut”. Madje, duken dhe pak të shock-uar që opozita nuk po ua vë veshin apelit të tyre.

LSI-ja do t’i përmbahet marrëveshjes me PD-në. Po PD-ja a do t’i përmbahet?

Postuar në 07 Qershor, 2012 15:33

Në një konferencë për shtyp sot, pas një takimi me Stefano Saninon, Ilir Meta theksoi se LSI-ja e respekton marrëveshjen bashkëqeverisëse që ka nënshkruar me PD-në në shtator të 2009-ës. Kjo është hera e n-të në javët e fundit që Meta ose lejtnantë të tij e përmendin atë marrëveshje. Deri në mbledhjen e partive të shumicës parlamentare që nxori në skenë kandidaturën e Zaganjorit për president, përmendja e marrëveshjes bëhej në një kontekst kërcënues, sepse në njërën nga pikat e saj thuhej: “Koalicioni do të realizojë zgjedhjen e Presidentit të Republikës mbi bazën e konsensusit PD-LSI”.

Nano i bën një apel ‘plot pathos’ Berishës

Postuar në 07 Qershor, 2012 13:56

Në një intervistë për ‘studimepolitike.com’, Fatos Nano gjen rast t’i bëjë një apel personal Sali Berishës një ditë para se të kryhet raundi i tretë i votimit presidencial. Ja çfarë i thotë në këtë intervistë, ku thotë dhe plot gjëra të tjera:

“[Zoti Berisha],

Rama: Xhezair Zaganjori është kandidati i gabuar për President

Postuar në 07 Qershor, 2012 13:30

Ka më shumë se një lajm në editorialin e Edi Ramës me titull Limbo. Thuhen një mori gjërash, por bie në sy veçantërisht fakti që ai lë mënjanë për herë të parë ledhat në adresë të kandidatit presidencial të maxhorancës, të cilin nuk e sheh më thjesht si një kandidat shumë të mirë, por që ka ‘cenin’ se nuk është konsensual (kjo është lënë të kuptohet deri më sot nga opozita), por e sheh si kandidatin e gabuar.

Rama: Po s’e morëm Statusin këtë vit, u dogjëm

Postuar në 07 Qershor, 2012 13:15

Në shkrimin e vet me titullin Limbo, të sapo publikuar në blogun e tij, Edi Rama bën – gjë jo e zakontë për të – një analizë të ftohtë, dhe mizore, të perspektivës gjeopolitike të Shqipërisë, në rastin kur klasa politike nuk do t’ia dalë dot të marrë statusin e vendit kandidat për në BE më 12 tetor (dhe sipas tij, nuk do ta marrë nëse Presidenti nuk zgjidhet në mënyrë konsensuale). Ja çfarë shkruan ai në këtë editorial: “Në të vërtetë statusi është një stad i ri, pa të cilin viti dhe vitet e ardhshme mund të kthehen në një mundim ende më të madh për Shqipërinë e për shqiptarët. Pse?

Prokuroria e Përgjithshme: Shemsi Prençi ka të drejtë për kromin

Postuar në 07 Qershor, 2012 11:27

Prokuroria e Përgjithshme ka dalë në krah të ish-drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi, përsa i përket sekuestrimit të disa kamionëve që dyshoheshin si pjesë e trafikut të kromit nga miniera e Bulqizës, denoncuar publikisht nga kryepolici edhe në media. 

Maxhoranca: S’heqim dorë nga Zaganjori. Nano opozitës: Më fusni në garë!

Postuar në 07 Qershor, 2012 09:53

Berisha e Meta nuk po flasin më për konsensusin politik të Zaganjorit, por për një konsensus publik. “Për Zaganjorin ka një konsensus të madh publik”, po thonë ata edhe pas takimit të sotshëm me Sannino-n, dhe me sa duket, kanë ndërmend të shkojnë deri në fund me këtë kandidaturë. E vetmja kandidaturë tjetër që reziston është ajo e Fatos Nanos, që po i kërkon opozitës ta bëjë pjesë të garës në parlament, pasi më tej – këtë po lë të kuptohet – e di ai se si fiton. Nano ka bërë një deklaratë edhe sot pasdite, teksa ka filluar count down-i drejt raundit të tretë.

Çfarë do t’i ketë thënë Sannino Berishës?

Postuar në 07 Qershor, 2012 06:50

 

Pas takimit të Berishës me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, Kryeministria nxorri një njoftim, ku shkruhej gjerë e gjatë për çfarë tha Berisha, por jo për çfarë tha mysafiri nga Brukseli (njoftimi i plotë vijon më poshtë). Në deklarata të tjera të ngjashme, janë cituar dy-tre fjali të thëna nga mysafirët, edhe kur ato kanë qenë pak me spec. Për të mos përmendur rastet kur janë  bërë citime të gjata të mysafirëve që kanë thënë fjalë që i kanë ardhur për shtat Berishës.  Çfarë do t’i ketë thënë Sanino Berishës?

OSBE: Qeveria stop financimit të padrejtë me reklamat

Postuar në 07 Qershor, 2012 06:27

Përfaqësuesja e OBSE-së për lirinë e medias Dunja Mijatoviç deklaron se sistemi i medias në Shqipëri ka nevojë urgjente për t'u reformuar dhe kritikon qeverinë shqiptare se përdor preferencat në shpërndarjen e reklamave shtetërore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme