OSBE: Qeveria stop financimit të padrejtë me reklamat

Përfaqësuesja e OBSE-së për lirinë e medias Dunja Mijatoviç deklaron se sistemi i medias në Shqipëri ka nevojë urgjente për t'u reformuar dhe kritikon qeverinë shqiptare se përdor preferencat në shpërndarjen e reklamave shtetërore.
“Nevojitet të kuptohet që media është për t’u shërbyer njerëzve dhe jo politikës dhe biznesit... Kam folur me autoritete të ndryshme, shoqerinë civile, kur vjen puna te reklamat shtetërore shkojnë në media të caktuara. I kërkova autoriteteve shqiptare që të bëjnë një shpërndarje të drejtë dhe transparente. “- deklaroi Mijatoviç, sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të vizitës 4 ditore në Shqipëri.
Mijatoviç nënvizon se mes gazetarëve mungon uniteti, bashkëpunimi që sjell më shumë profesionalizëm, “Edhe nëse keni pikëpamje të ndryshme edhe nëse keni axhenda të ndryshme politike, është e rëndësishme që në fund të fundit të gjithë gazetarët të jenë në një qëndrim kur një gazetar të ketë një hall a një problem.”- nënvizoi përfaqësuesja e OSBE-së. (ln/sg/shqiptarja.com)
Add new comment