LSI-ja do t’i përmbahet marrëveshjes me PD-në. Po PD-ja a do t’i përmbahet?

Postuar në 07 Qershor, 2012 15:33

Në një konferencë për shtyp sot, pas një takimi me Stefano Saninon, Ilir Meta theksoi se LSI-ja e respekton marrëveshjen bashkëqeverisëse që ka nënshkruar me PD-në në shtator të 2009-ës. Kjo është hera e n-të në javët e fundit që Meta ose lejtnantë të tij e përmendin atë marrëveshje. Deri në mbledhjen e partive të shumicës parlamentare që nxori në skenë kandidaturën e Zaganjorit për president, përmendja e marrëveshjes bëhej në një kontekst kërcënues, sepse në njërën nga pikat e saj thuhej: “Koalicioni do të realizojë zgjedhjen e Presidentit të Republikës mbi bazën e konsensusit PD-LSI”. Dhe përderisa Berisha këmbëngulte për një kandidaturë nga udhëheqja e lartë e PD-së, me përmendjen e marrëveshjes, Meta & co. linin të kuptonin se LSI-ja do të dilte nga koalicioni që vetë Berisha po e prishte.

Pas publikimit të Zaganjorit si kandidaturë e bazuar në konsensusin PD-LSI, Meta&co. e kanë përmendur marrëveshjen për të siguruar Berishën se flirtimi me PS-në ka mbaruar, ndërkohë që i rithekson publikut se “LSI-ja është një parti që u përmbahet marrëveshjeve”.

Por marrëveshja tashmë e famshme PD-LSI (të plotë mund ta lexoni duke klikuar në këtë nyje http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/302187/titulli/Marreveshja-e-plote-mes-PD-dhe-LSI ) ka edhe një pikë që ende nuk është përmbushur. Në të thuhet se palët kanë rënë dakord që të bëjnë “Reformimin e Kodit Zgjedhor me qëllim eliminimin e çdo diskriminimi që cënon barazinë e konkurimit politik”.

LSI-ja deri më sot ka kërkuar një korrektim të sistemit zgjedhor që do të garantonte barazinë e konkurimit politik, por asnjë hap konkret nuk është ndermarrë nga PD-ja ne kete drejtim. Dhe pyetja është nëse LSI-ja do t’i përmbahet marrëveshjes me PD-në, në qoftë se kjo e fundit nuk i përmbahet?

Shënim rreth barazisë së konkurimit politik në sistemin aktual zgjedhor: Koalicionit të LSI-së iu përkthyen mesatarisht 21 mijë vota në një mandat parlamentar në zgjedhjet e 2009-ës, ndërsa koalicionit të PD-së iu përkthyen mesatarisht 10 mijë vota në një mandat.

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ku te shkoje LSI?? Sala ja ka kap koken ne cark. Cdo jave Sala rreston 10-15 militante te LSI qe vjedhin pronat shtetit(azotiku psh). Si c e ka nisur deri me 2013, Sala do te fusi ne burg gjite Skraparin, dhe nuk dihet kush do votoje per LSI...</p>

Submitted by lori (not verified) on

<p>Sipas teje Skrapari nuk paska asnje te pa pune dhe&nbsp; eshte me popullsi 110 mije banore qe votojne.</p><p>Nuk ta mban bytha te dalesh me emerin tend o burracak.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.