Arkiv-Lajme

Berisha-Rama-Meta-Idrizi nis takimi për Presidentin

Postuar në 10 Qershor, 2012 12:59

Ka nsiur rreth ores 19 30  në kryesinë e Kuvendit takimi mes lidervë kryesorë politikë Berisha, Rama, Meta dhe Shpetim Idrizi, prania e te cilit ka qene e papritur ne kete tryeze negociatash. Te pranishem ne tryezen e bisedimeve edhe kreret e grupeve parlamentare te PS dhe PD, Ruzi dhe Patozi. Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të raundit të 4-t të votimit për zgjedhjen e presidentit të vendit. I pari ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit, kreu i LSI, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Shqipëri, 62 % e popullit në varfëri, Kosova edhe më keq

Postuar në 10 Qershor, 2012 09:19

Në vitin 2008, qeveria shqiptare përmes Institutit të Statistikave realizoi matjen e fundit të varfërisë në vend. Rezultati në atë kohë tregoi se numri i individëve të varfër, ata që jetojnë me më pak se 2.5 dollarë në ditë, ishte ulur nga 18.1 për qind në 2005-ën në 12.5 për qind në vitin 2008.

Berisha sot në Prizren – kopjon Aleancën Kuqezi

Postuar në 10 Qershor, 2012 06:01

Para një viti nga dita e sotme, Aleanca Kuqezi (AK) zhvilloi një aktivitet të madh në Prizren, me rastin e 133-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Një aktivitet i atillë i shkonte shumë për shtat kauzës së deklaruar të AK-së, bashkimit të dy shteteve shqiptare.  Në 17 janar të këtij viti, AK-ja zhvilloi në Krujë një meting të madh me rastin e përvejtorit të vdekjes së Skëndëbeut – duke shënuar kështu dy raste që ia merrte Berishës inisativën e patriotizmit.

Presidenti shqiptar, lojë për bookmakers-a

Postuar në 10 Qershor, 2012 04:33

Spekullimet në lojën presidenciale nuk kanë të sosur. Ato kanë kohë që kanë nisur, dhe kanë rezultuar të jenë ndjellëse për të gjithë, politikanë, gazetarë, diplomatë, ambasadorë. Arjan Çani ka gjetur mënyrën më të mirë për ta përqeshur gjithë këtë butafori, s’ka gjë se ai vetë e ka seriozisht atë që bën, dhe në këtë kermess ka tërhequr shumë të tjerë. Sidomos kolegë.

Çlirim Gjata: Duhen larguar partitë nga kontrolli i procesit të votimit

Postuar në 10 Qershor, 2012 04:05

Në një intervistë për Shekullin, ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata thotë se është ende i paqartë se për ç’arsye ODIHR-i nuk ka qenë dakord me numërimin elektronik të votave, e në përgjithësi me dixhitalizimin e procesit të votimit. Sipas tij, futja e teknologjisë së lartë “do t’i kish shpëtuar zgjedhjet nga abuzimi politik me mospranimin e rezultatit”.

Pensionet milionëshe të zyrtarëve të lartë e deputetëve

Postuar në 10 Qershor, 2012 04:01

Pensione me pesë zero dhe që të sigurojnë një jetesë luksi. Ky është shpërblimi i pleqërisë, për ata që mbajnë së paku për një periudhë dy vjeçare një funksion të lartë drejtues zbulon sot gazeta Shqiptarja.com në kryeartikullin e saj të sotëm me titull “Pensionet milionere të zyrtarëve e deputetëve. Bëhet fjalë për presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit, deputetët, ministrat e kabinetit qeveritar, prokurori i përgjithshëm, e shumë e shumë të tjerë.

Rusët bindin; holandezët jo dhe aq; gjermanët fitojnë; Ronaldo nuk është ai i Madridit

Postuar në 09 Qershor, 2012 16:06

Sapo u mbyll dita e dytë e Europianit të futbollit që po luhet në Poloni e Ukrainë. Vetëm katër ndeshje janë luajtur. Polakët nuk mund t’i gëzonin me më shumë se një barazim tifozët e tyre, dhe është e qartë se festa e këtyre të fundit ka të bëjë me faktin që janë organizatorë. Fqinjëve tanë të jugut do ua kish qejfi shumë të korrnin një sukses çfarëdo në këtë kampionat, pasi do ish më në fund një lajm i mirë me sfond e burim grek këto kohë, por barazimi me Poloninë nuk është sinjal që paralajmëron ndonjë sukses. Rusët, po. Ata bindën në ndeshjen e parë me çekët.

Familja në shkatërrim

Postuar në 09 Qershor, 2012 12:59

Mesatarisht, çdo ditë, pesë çifte i drejtohen Gjykatës së Tiranës me padi që kanë objekt zgjidhjen e martesës. Sipas statistikave të ofruara zyrtarisht nga Gjykata e kryeqytetit,qw nga muaji janar deri në maj të këtij viti janë regjistruar 600 padi për zgjidhje martese dhe krahasuar me vitin e kaluar, kjo shifër është në rritje.

Takim i dytë Berisha-Rama?

Postuar në 09 Qershor, 2012 09:55

Ora News ka përhapur lajmin se do të ketë një takim të dytë Rama-Berisha. Ai do të mbahet nesër (ora është për t’u saktësuar). Ky lajm, që ka nevojë të konfirmohet deri në fund, vjen pas deklaratave të Metës e Ramës gjatë ditës së sotme. I pari foli për “nevojën e domosdoshmërisë për gjetjen e konsensusit, për t’i dhënë fund kapriçove, pasi kemi djegur tre raunde për konsensusin”.

Informacione kureshtare në të përditshmen Panorama: Zaganjori, the next day

Postuar në 09 Qershor, 2012 06:24

 

Xhezair Zaganjori dha versionin e vet të ikjes (nuk gjeta mbështetjen e opozitës, tha ai), por gazetarët janë vënë në kërkim të “shkaqeve të vërteta”. E në këtë mes, përveç që po fluturojnë spekullimet, dalin dhe informacione interesante. Në Panoramën e sotme, në një shkrim të Adi Shkëmbit, thuhej se “ka qenë presioni i familljes, dhe të njerëzve të tjerë përreth tij, që e kanë bindur apo shtrënguar atë të tërhiqet”.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme