Takim i dytë Berisha-Rama?

Ora News ka përhapur lajmin se do të ketë një takim të dytë Rama-Berisha. Ai do të mbahet nesër (ora është për t’u saktësuar). Ky lajm, që ka nevojë të konfirmohet deri në fund, vjen pas deklaratave të Metës e Ramës gjatë ditës së sotme. I pari foli për “nevojën e domosdoshmërisë për gjetjen e konsensusit, për t’i dhënë fund kapriçove, pasi kemi djegur tre raunde për konsensusin”. Dhe shtoi se “duhet një takim në nivelet më të larta, të zotit Berisha dhe zotit Rama deri ditën e nesërme, në mënyrë që këto 48 orë të gjendet konsensusi dhe ditën e hënë të përfundojë procesi i presidentit të ri”.
Ndërsa Rama vijon të kërkojë konsensus, pa dhënë ndonjë emër të vetin. Sot ai është shprehur, se “ne jemi pakica; nëse do të ishim shumica, nuk do të ishim ngritur nga tryeza, pa i dhënë zgjidhje këtij procesi; ne jemi të gatshëm të ulemi me këdo, për të gjetur një zgjidhje; ne nuk jemi për një proces të njëanshëm”.
Re.Pu.
Comments
Un jam per Znj Vitore Tusha -
<p>Un jam per Znj Vitore Tusha - si Presidente e Shqiperise. Ajo njihet si nji profesioniste e shkelqyer, dhe se nuk do te jete kur pjese e politikave te poleve te nryshme ne shqipri.</p><p>Dhe nuk e kuptoj pse duhet qe shtypi shqiptar te merret me problemet e djalit te Znj Tusha, ne nuk do te zgjedhim te birin President - ne po zgjedhim Vitoren. Boll me me mendesi te komunizmit. </p>
Cfare problemi ka i biri?
<p>Cfare problemi ka i biri? Eshte Homoseksual?</p>
Jo nuk eshte homo! Eshte
<p>Jo nuk eshte homo! Eshte gojor :-)</p>
Add new comment