Rusët bindin; holandezët jo dhe aq; gjermanët fitojnë; Ronaldo nuk është ai i Madridit

Postuar në 09 Qershor, 2012 16:06

Sapo u mbyll dita e dytë e Europianit të futbollit që po luhet në Poloni e Ukrainë. Vetëm katër ndeshje janë luajtur. Polakët nuk mund t’i gëzonin me më shumë se një barazim tifozët e tyre, dhe është e qartë se festa e këtyre të fundit ka të bëjë me faktin që janë organizatorë. Fqinjëve tanë të jugut do ua kish qejfi shumë të korrnin një sukses çfarëdo në këtë kampionat, pasi do ish më në fund një lajm i mirë me sfond e burim grek këto kohë, por barazimi me Poloninë nuk është sinjal që paralajmëron ndonjë sukses. Rusët, po. Ata bindën në ndeshjen e parë me çekët. Fituan qartë, ashtu siç fituan qartë dhe dhjetë ditë më parë me Italinë në një ndeshje miqësore, dhe me sa duket ata duan të jenë protagonistë në këtë aktivitet.

Sot zhgënjyen holandezët, të cilët janë konsideruar si favoritë, tok me Spanjën e Gjermaninë. Ata humbën me danezët. Ndërsa gjermanët fituan një ndeshje, që s’do çudiste askënd, nëse do përfundonte në barazim. Ndeshja përfundoi 15 minuta më parë, dhe ajo u zgjidh nga një gol me kokë i shënuar nga goleadori i tyre, Gomesh, 15 minuta para se gjyqtari francez të fishkëllente fundin e takimit. Ndërsa në krahun tjetër, Ronaldo nuk ishte ai i Realit të Madridit.

Nesër priten me padurim Italia e Spanja. Do jenë përballë njëra tjetrës.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.