Informacione kureshtare në të përditshmen Panorama: Zaganjori, the next day

Postuar në 09 Qershor, 2012 06:24

 

Xhezair Zaganjori dha versionin e vet të ikjes (nuk gjeta mbështetjen e opozitës, tha ai), por gazetarët janë vënë në kërkim të “shkaqeve të vërteta”. E në këtë mes, përveç që po fluturojnë spekullimet, dalin dhe informacione interesante. Në Panoramën e sotme, në një shkrim të Adi Shkëmbit, thuhej se “ka qenë presioni i familljes, dhe të njerëzve të tjerë përreth tij, që e kanë bindur apo shtrënguar atë të tërhiqet”.  

Një detaj tjetër ka të bëjë me takimin e Zaganjorit me gazetarët. Lajmin e parë, dmth scoop-in e dha i pari Top-channel-i (të paktën, këtij televizioni i referoheshin në fillim), por, sipas Panoramës, kandidati presidencial i shumicës qeverisëse ka dërguar një njoftim për të gjitha mediat, ku është thënë se Zaganjori ka diçka të shkurtër për të thënë, dhe do të flasë pa letër (në fakt, ai s’është se ka folur ndonjëherë me letër këto ditë).

Panorama vijon më tej me një informacion, që duhet të jetë marrë nga burime shumë të afërta me Zaganjorin (nëse është i vërtetë). Në kohën që ky i fundit ish me gazetarët, në telefonin që e kish lënë mbi tryezën e punës, vinin zile, të cilat memorizoheshin në rubrikën ‘thirrje të humbura”. Gjejeni të kujt ishin? Të Berishës e të Metës. Gjithnjë, sipas Panoramës.

Në fund, Panorama flet dhe pwr një siklet gazetaresk. Hidhej ideja, më saktë lihej të nënkuptohej, se “shyqyr që u tërhoq”, pasi emri dhe mbiemri i tij ishin të papërshtatshëm për titujt e gazetave. Siklet trillan ky i gazetarëve të Panoramës.

E.G.

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

<p>perralla perralla dhe vetem perralla. si te heqim vemendjen nga e verteta. zaganjori u terhoq sepse Xhaxhi Sala ia kerkoi. madje ishte e planifikuar me kohe. dhe tani diten e hene votohet kandidati personal i Berishes. Dhe Edi flet akoma se kemi shans per konsensus, madje jemi me prane se kurdohere!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.