Arkiv-Lajme
Ndahet nga jeta Medin Zhega
Sot ka ndërruar jetë, pas një viti në koma, Medin Zhega, një personalitet i padiskutueshëm i sportit shqiptar, që binte në sy dhe për prerjen e staturën e tij morale. Në vijim po japim një bio të tijën, e cila për shumëkënd është e njohur, ngaqë ai ka qenë për shumë kohë në sytë e të gjithëve:
Brukseli na fshikullon; ndërsa Nishani fillon të flasë si President
Pasoja e parë e zgjedhjes së Presidentit ashtu si e zgjodhi Berisha erdhi më shpejt se sa pritej. Dhe më brutale, gjithashtu. Erdhi nga Brukseli. Petër Stanos, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, që nuk ka lënë ngjarje të Tiranës pa komentuar, është ngutur të japë një koment dhe për ditën e djeshme. Më saktë, komenti është për shkak të ditës së djeshme: “Mund t’ju them se në këtë moment është e vështirë të shohësh ndonjë shenjë apo moment pozitiv që do ta çonte Shqipërinë, liderët e saj politikë dhe popullin në fazën tjetër të procesit për anëtarësim”.
Artan Fuga për dosjet e ish-Sigurimit
Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, filozofi dhe publicisti Artan Fuga ka dhënë këtë opinion për çështjen e dosjeve të ish-Sigurimit:
Fatos Nano ‘humbet presidencën’, dhe kërkon partinë: sulmon Edi Ramën
Fatos Nano, menjëherë pas përfundimit të aventurës presidenciale, që ish dhe një aventurë pafat e tij, u drejtohet socialistëve me një letër të hapur. Me ç’rast? Me rastin e 21 vjetorit të PS-së. Pasi harxhon ca fraza të natyrës sentimentale (P.sh. “Gëzuar së bashku 12 qershorin, festën e themelimit, festën e të gjithë socialistëve të mirë e të ndershëm”, “Asgjë dhe askush nuk ka mundur të na ndajë neve nga njëri-tjetri socialistë të dashur e të shtrenjtë”, etj), ai hyn në temë: “Unë jam tashmë para jush i gatshëm për t’ju udhëhequr drejt fitoreve të reja”.
Kush është Bujar Nishani? Një bio e shkurtër
Kryetari më i ri i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, është një ushtarak dhe politikan karriere. 46-vjeçari, që u zgjodh dje nga Kuvendi i Shqipërisë me votat e mazhorancës qeverisëse, ka edhe një përvojë të rëndësishme akademike, përkatësisht në mësimdhënien ku janë formuar kadetët e Forcave të Armatosura të Republikës. Karriera e zotit Nishani ka qenë një vijimësi në uniformën e gjelbër për të veshur më pas në mënyrë progresive kostumin e nëpunësit të ekspertizës, e në fund i ka hyrë, për të mos dalë më, zanatit të ndërlikuar të politikanit.
Futboll: Pa Shevçenkon e Ibran-n, dita e djeshme do ish një mërzi e madhe
Ndeshja mes Francës e Anglisë që u luajt dje pasdite në Donetsk ishte më e mërzitshmja deri më tani. Anglezët dukeshin sikur dikush i kishin nxjerrë me pahir në fushë, por edhe francezët, sidoqë demonstruan më shumë dëshirë e patën më shumë nën kontroll lojën, nuk ishin frymëzues. Nuk është se këtyre të fundit u munguan rastet për shënim, por goli i barazimit ishte më tepër një ‘shpikje’ e Nasri-së. Ndërsa anglezët thjesht patën fat me golin e Lescott-it.
Të kujt janë tri votat që s’shkuan për Nishanin?
Bujar Nishani u zgjodh President i Republikës në votimin e djeshëm me 73 vota. Mirëpo në votim morën pjesë 76 deputetë. Nga procesi i numërimit të votave morëm vesh se një votë ishte kundër kandidatit, dhe dy fletë votimi ishin të pavlefshme. Kush janë këta deputetë me emër e mbiemër që kanë votuar kundër apo kanë bërë të pavlefshme fletën e tyre të votimit? Njëri dihet. Ai është Vangjel Dule, i cili e demonstroi faqe botës se e hodhi fletën të pambushur.
Tri partitë më të vlerësuara nga publiku: PD, PS, AK
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka publikuar një sondazh të opinionit publik, zhvilluar javën e parë të qershorit, mbi perceptimet e qytetarëve ndaj funksionimin e institucioneve dhe partive politike, rolit të BE, SHBA dhe OSBE në arenën politike të Shqipërisë dhe opinionet e tyre për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. (http://www.soros.al/2010/foto/uploads/File/Adela/Permbledhje%20ekzekutive%20.pdf)
Politika bie në qetësi; është klimë urimesh; të paktën, hë për hë
Është pritur qetësisht zgjedhja e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Republikës, dhe siç ndodh në të tilla rrethana, janë orë urimesh. Dhe në këtë mes bien në sy urimi i Bamir Topit, dhe ai i Fatos Nanos. I pari e ka marrë në telefon pasardhësin e vet, por me këtë gjest ai nuk befason askënd më, pasi njihet për bon ton-in dhe sjelljen institucionale. Ndërsa i dyti ka lëshuar një deklaratë, ku thuhet: “Sot Shqipëria ka Presidentin e saj më të ri, i cili ka dalë nga një votim transparent në Kuvend.
Bujar Nishani është një President legjitim
Në ndonjë studio televizive është bërë aluzion mbi një papajtueshmëri eventuale midis postit të ministrit të Republikës dhe të drejtës për të kandiduar për një post superior në hierarkinë e shtetit. Ky diskutim mori udhë nga një deklaratë e Fatos Nanos, apo e stafit të tij, pak momente pasi Astrit Patozi shpalli Bujar Nishanin në emër të PD-së si kandidat presidencial. Ishte kjo deklaratë që provokoi debatin, i cili më së shumti u zhvillua në studion e Sokol Ballës në Top Story.
