Artan Fuga për dosjet e ish-Sigurimit

Postuar në 12 Qershor, 2012 09:35

Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, filozofi dhe publicisti Artan Fuga ka dhënë këtë opinion për çështjen e dosjeve të ish-Sigurimit:

“[Në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit] ka mendime të kundërta dhe unë jam njohur me to. Në radhë të parë jam parimisht dakord që të bëhet transparencë. E para, për nëpunësit që emërohen. Ne dalim nga një regjim ku individi, me dashje apo jo, mund të implikohej në praktika policore në dëm të të tretëve. Unë nuk po i hyj kësaj analize, as gjykimit moral për ata njerëz që kanë qenë të implikuar. Fundja, nëse nuk kanë gjëra kriminale, të rënda, ata kanë të drejtë të bëjnë jetën e tyre private, por nuk ka pse të jenë funksionarë të lartë. Nuk ka pse të ketë pozicione që të ketë kompetenca për të menaxhuar të mirën publike. Thjesht për të mbrojtur edhe ata nga përdorimi, por për të mbrojtur, në radhë të parë, publikun nga njerëz që për dramë apo për ves janë implikuar këtu. E dyta, ata që kandidojnë për zgjedhje. Unë nuk jam për t’i ndaluar që të zgjidhen. Një deputet duhet të vërë kandidaturën, por dosja e tij e së kaluarës duhet të jetë transparente. Nuk jam për ta penguar të zgjidhet, sepse zgjedhjen e vendos elektorati. Ky elektorat duhet të dijë që X apo Y ka qenë i implikuar. E zgjedh ose jo, kjo është çështje tjetër. Këtu po flasim për një kandidat, veprimtaria e të cilit nuk ka qenë e tillë që të ndëshkohet nga ligji.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by saliberi1993 (not verified) on

Artan ! e ligjin e sotem elektoral votohet per partine jo per individet. Po te ishte per individin,

pasi te deklarohet ekaluara me diktaturen, atehere le te zgjidhet. Ndryshe do jete i shantazhueshem

dhe perzgjiedhjet e Enverit te Dyte e tregojne qarte kete.

Submitted by koz (not verified) on

Nuk eshte interesante qe kur vjen puna per presidenta, ne vendin tone te uruar e te begate (per spiuna) kandidate kryesore jane se pari dhe kryesisht  ish-ushtarake.

Teoria ime eshte qe kjo lidhet me faktin qe ne kohen e dulles ushtaraket nuk mund te ishin kontigjent per spiun!!!

Kjo sdo te thote aspak qe ata te mos ishin agjent te vendeve te tjera nga ana tjeter prandaj ne e kemi ndritur ne keto 20 vjete Berisho-Kraci.

Shihni rastin e vete Bishes se Vicidolit qe me ato qe ka bere e ben cdo dite na e tregon fort qarte se kujt i sherben me vetemohim dhe guximin e malesorit (prapa shkurreve) -  dhe si mjek i dalluar (e jo ushtarak) i ka pasur mundesite nadje qe ti sherbente edhe sigurimit shqiptar sic thone ca fjale te keqija, ashtu edhe UDB-se, KGB-n, e ........ te tjera, e te tjera!

Sa me fat jemi ne per keto poliagjent te dulles qe me njohurite dhe lidhjet e tij me agjenturat e huaja (vecanerisht ato sllave) na e ka lehetesuar edhe me shume integrimin jo vetem ne evrope por edhe ne bote. Edhe fazllicin besoj atyre ujrave duhet ta kete gjetur.

E Pacim sa malet e Tropojes bashke me qenin e tij President.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.