Shqipëri, 62 % e popullit në varfëri, Kosova edhe më keq

Në vitin 2008, qeveria shqiptare përmes Institutit të Statistikave realizoi matjen e fundit të varfërisë në vend. Rezultati në atë kohë tregoi se numri i individëve të varfër, ata që jetojnë me më pak se 2.5 dollarë në ditë, ishte ulur nga 18.1 për qind në 2005-ën në 12.5 për qind në vitin 2008.
Por, ndonëse në ulje, kjo shifër fsheh një të vërtetë tjetër, atë të numrit të individëve që jetojnë pak mbi kufirin zyrtar të varfërisë, ose në atë që quhet varfëri e moderuar. Tre ditë më parë Banka Botërore publikoi një raport të hollësishëm mbi zhvillimet ekonomike në 6 vende të Ballkanit Perëndimor.
Raporti që i kushton një pjesë të mirë varfërisë, për Shqipërinë jep shifra alarmante. Sipas Bankës, si askund tjetër në rajon, në Shqipëri pjesa dërrmuese e popullsisë, ose 62.1 për qind e saj, jeton me më pak se 5 dollarë në ditë.
Banka thotë se përveç Kosovës, ky është niveli më i lartë i varfërisë së moderuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, me diferenca të theksuara krahasuar me vendet e tjera.
Pas Shqipërisë vjen Maqedonia, ku sërish pjesa e popullsisë që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është shumë më e vogël, rreth 37 për qind, ndërsa në vendet e tjera shifra luhatet nga 14 deri në 16.1 për qind.
Shifrat e Bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare, ose 62.1 për qind e tyre janë gjithmonë të kërcënuara nga varfëria ekstreme.
Matja e fundit e varfërisë është ajo e vitit 2008, para se ekonomia të goditej nga kriza. Pas këtij viti, rritja ekonomike është përgjysmuar dhe ekspertët druhen se treguesit e varfërisë në vend mund të jenë përkeqësuar.
Kriza godet më të varfrit
Banka Botërore paralajmëron se kriza ekonomike po godet më fort familjet e varfra, të cilat janë duke paguar edhe kostot me te larta. Në një intervistë për Top Channel, Drejtoresha e Bankës në Tiranë, Ksenia Lvovski, thotë se pas vitit 2008, rritja ekonomike nuk ka qenë pro të varfërve duke shpjeguar dhe arsyet.
“Së pari, gjatë këtyre viteve rritja nuk është shoqëruar me ndonjë ulje të rëndësishme të papunësisë. Së dyti, siç e thashë dhe më parë, vetë rritja e dobët ekonomike, për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si Shqipëria nuk mund të jetë një rritje që shkon për të varfrit. Këto vende kanë nevojë për një rritje te prodhimit prej 5 apo 6 për qind në mënyrë që të shikohet një ulje e rëndësishme e nivelit të varfërisë”, thotë zonja Lvovski.
Në këtë situatë, prej dy vitesh Banka Botërore është duke i bërë thirrje qeverisë që të rrisë mbrojtjen për të varfrit.
“Kjo është një nga arsyet se pse një nga prioritetet, ose më saktë prioriteti kyç i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ngjashme është të bëhet e mundur që skemat e mbrojtjes sociale të jenë efektive për të ndihmuar të varfrit dhe shtresën më vulnerabile të popullsisë”, tha Drejtoresha e BB-së për Shqipërinë.
Me ndihmën e Bankës Botërore qeveria shqiptare po përgatit një skemë të re për mbrojtjen sociale, që ka për qëllim të rrisë efektivitetin e skemës dhe pastrimin e saj nga abuzimet. /tch/
Comments
Ky po qe perben lajm, vetem
<p>Ky po qe perben lajm, vetem se lajm te keq per dreq, dhe s'di si ta ndreq. Gjithsesi une lutem te mos ndaloni se publikuari lajme te tilla. Te gjithe, skeptike ose jo, dashamires ose jo te kesaj apo asaj force politike, besimi fetar, rrace, gjinie, moshe, niveli arsimor, fshatare e qytetare ... duhet te kuptojne qe ka vetem nje shprese 'Ngrehuni dhe bjeruni', 'çohuni dhe shtypini', 'katundare e punetore', 'qe nga shkodra e gjer ne vlore'...</p>
Ti ke shku për lesh nga
<p>Ti ke shku për lesh nga menja.</p>
une do filloj me pre koken
<p>une do filloj me pre koken time se pari, dhe se dyti qe ti jap shqiperise shprese qe te mos jetoj ne nje bote mesjetare sic jane vellezerit tane arabe.</p>
Shqiperia eshte bere si
<p>Shqiperia eshte bere si Sicilia e viteve 50-60, se kur do cohet populli me opoziten se kuptoj? Cfare vlere ka presidenti?Lesht.</p>
Oj anise dhe ti gjerman I
Oj anise dhe ti gjerman I ahllahut shkoni e shisni fara Lule dielli. Po leke per te Hyre ne Internet keni ju mo zogj bushtrash. Te gjithe shqipetaret Jane bere me internet neper shtepi keta po na bejne hatane ne. Ore popull cohuni luajeni by then e punoni mos prisni te vije ndonje qeveri komuniste dhe te punoni si skllever ne pune vullnetare pa lek pa brek e pa pare. Nuk zhduket varferia duke u shajt qeveria. Varferia zhduket me kohen por me pune dhe jo duke ngritur bythen perpjete e duke mastrubuar para televisorit dhe internetit.
Add new comment