Prokuroria e Përgjithshme: Shemsi Prençi ka të drejtë për kromin

Postuar në 07 Qershor, 2012 11:27

Prokuroria e Përgjithshme ka dalë në krah të ish-drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi, përsa i përket sekuestrimit të disa kamionëve që dyshoheshin si pjesë e trafikut të kromit nga miniera e Bulqizës, denoncuar publikisht nga kryepolici edhe në media.
Prokurori Sokol Stojani ka shfuqizuar sot vendimin e Prokurorisë së Dibrës dhe Matit për vlerësimin e masës së sekuestros që e cilësonte sekuestrimin nga policia të kamionëve të kromit në kundërshtim me ligjin. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ky sekuestrim nga ana e uniformave blu të drejtuara atëherë nga Prençi ishte në përputhje me nenin 300 të Kodit të Procedurës Penale, pasi Policia Gjyqësore, e vënë përballë faktit të një ngarkese thuajse dyfish i sasisë së raportuar në dokumentacion dhe në kushtet kur kjo ngarkesë kishte destinacion Portin e Durrësit, nuk mund të kryente veprime të mëtejshme hetimore nëse nuk sekuestronte këto mjete.
Prokuroria e Përgjithshme është shprehur në këtë rast se vepra penale ishte e dukshme dhe e prekshme.
Më 15 prill Prençi bllokoi 14 kamionë që transportonin krom drejt Portit të Durrësit pasi në dokumentacionin përkatës kishte parregullsi të rënda. Më pas Prençi u shkarkua nga detyra për shkelje ndërsa ai vetë e cilësoi këtë si një hakmarrje të asaj që ai e quajti mafia e kromit e që sipas tij i kishte rrënjët në Tiranë.
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, zoti Prençi tha se ky vendim vërtetonte akuzat e tij ndërsa shtoi se kreu i Polisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është “i kapur nga mafia”. Ai deklaroi se këtë vendim të prokurorit Stojani do ta paraqesë në provë në favor të tij në procesin gjyqësor ndaj Burgajt. (im/shqiptarja.com)

Comments

Submitted by atila (not verified) on

Ky vend po rripet nga te kater anet nga nji hordhi politikanesh kriminele te mbeshtetur nga militante te babezitur, familiare te pangopur, me miq me soj e sorrolop qe u ka zene syte pasurimi mbi vuajtjen e popullit. Kjo murtaje e zeze me e zeza e ketyre 100 vjeteve shtet po e kthen Shqiperine ne nje xhungel ne kuptimin e plote te fjales ku pushteti,forca,paraja,imoraliteti po mbysin cdo qelize te kesaj te ashtequajture demokraci qe po jep shpirt. Kalbezimi moral e shpirteror, zvetnimi i shpreses dhe mungasa e prespektives per te dale mbi kete batak qe po na mbyt, po e ben kete vend nje koloni mafioze, ku fitohet me c’do menyre,por vetem me pune te ndereshme jo. Anarkia totale,padrejtesia,mashtrimi,dhuna dhe frikesimi me metoda te sofistikuara, deri ne zhdukje fizike, po kthehen ne norme. S’mjafton as rrevolta e as demostratat per te rrezuar kete bande vampiresh qe po na e pijne gjakun. Duhet nje kryengritje ose nje revolucion ku me gjak dhe hekur te vihet ne vend dinjiteti i popullit mbare. Kjo bande e felliqur e reksionare duhet delegjitimuar,shpronesuar dhe duhet vene para drejtesise per te mare denimin kapital se ate moral do ja jape historia. Rrofte Shqiperia!ftained Con

Submitted by LORA (not verified) on

Jam me ju ne cdo fjale;sidodomos me shpronesimin dhe venien para drejtesise te bandes politike te demoleshit 22 vjecar.

Vetem kjo rruge na nxjerr nga gremina ku na kane  zhytur gangsteret e antikombetarizmit me te perbindshem te ketij shekulli,

qe rrejme ta quajme shtet te pavarur.

Submitted by atila (not verified) on

Ky vend po rripet nga te kater anet nga nji hordhi politikanesh kriminele te mbeshtetur nga militante te babezitur, familiare te pangopur, me miq me soj e sorrolop qe u ka zene syte pasurimi mbi vuajtjen e popullit. Kjo murtaje e zeze me e zeza e ketyre 100 vjeteve shtet po e kthen Shqiperine ne nje xhungel ne kuptimin e plote te fjales ku pushteti,forca,paraja,imoraliteti po mbysin cdo qelize te kesaj te ashtequajture demokraci qe po jep shpirt. Kalbezimi moral e shpirteror, zvetnimi i shpreses dhe mungasa e prespektives per te dale mbi kete batak qe po na mbyt, po e ben kete vend nje koloni mafioze, ku fitohet me c’do menyre,por vetem me pune te ndereshme jo. Anarkia totale,padrejtesia,mashtrimi,dhuna dhe frikesimi me metoda te sofistikuara, deri ne zhdukje fizike, po kthehen ne norme. S’mjafton as rrevolta e as demostratat per te rrezuar kete bande vampiresh qe po na e pijne gjakun. Duhet nje kryengritje ose nje revolucion ku me gjak dhe hekur te vihet ne vend dinjiteti i popullit mbare. Kjo bande e felliqur e reksionare duhet delegjitimuar,shpronesuar dhe duhet vene para drejtesise per te mare denimin kapital se ate moral do ja jape historia. Rrofte Shqiperia!

Submitted by nik (not verified) on

perralla

Submitted by Bard (not verified) on

Edhe keta te prokurorise jane bere opinioniste; "Shemsi Prençi kish te drejte"- thone. Po mire pra, vijuni hekurat atyre qe vidhnin, çfare prisni, o lukuni te paaftesh, apo keni frike se iu pushon Sala nga puna? Le qe ç'them dhe une, e para qe duhet ndjekur penalisht eshte prokurorja e pergjithshme. Vetem nje prokurore si ajo mund te lejoje qe hajdutet me te medhenj te ketij vendi dalin pa lagur per shkelje te procedures penale. Edhe keta hajdutet e kromit, keshtu do dalin: Dosja do dergohet me vonese ne gjykate. Ka per te dale ndonje Fidel Kastro, qe ti çoje ne te s'emes me Berishe e me Argite, me Nano e me Rama, me Mete e me Zaganjor, me Ina Rama e me Kreshnik Spahi; ndryshe s'behet ky vend.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.