Shënim: Kushtetuta e Shqipërisë dhe “kushtetuta” e Brukselit për Shqipërinë

Edhe shqiptari më i thjeshtë duhet ta ketë marrë vesh tashmë se kushtetuta e Shqipërisë i jep mundësinë shumicës parlamentare për ta zgjedhur Presidentin e Republikës qoftë edhe me 71 vota. Por gjithashtu, edhe shqiptari më i thjeshtë duhet ta ketë marrë vesh tashmë se Brukseli i ka rekomanduar fort shumicës parlamentare shqiptare që zgjedhjen e Presidentit të Republikës ta bëjë duke bashkuar votat me ato të pakicës parlamentare, si një premisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE në vitin e 100-të të shtetit shqiptar.
Duke dëgjuar deklaratat e djeshme të Berishës dhe Metës, të krijohet përshtpyja se shumica parlamentare është e vendosur të zgjedhë një kandidat të sajin, qoftë edhe me 71 vota. Pra, ta zgjedhë sipas kushtetutës së Shqipërisë dhe jo sipas “kushtetutës” që po na rekomandon Brukseli.
Në përgjithësi shumicat parlamentare, kur momentet historike të vendit e kërkojnë, mundohen ta sjellin pakicën në tryezën e bisedimeve, për të fituar konsensusin e saj për çështje të rëndësishme. Tek ne, paradoksalisht po ndodh e kundërta; është pakica parlamentare që luftoi ta sjellë shumicën në tryezën e bisedimeve, për të fituar konsensusin e saj për një çështje të rëndësishme si kjo e zgjedhjes së një presidenti simbol të unitetit të popullit në vitin e100-të të shtetit shqiptar.
Dhe ç’tha Berisha, kreu i shumicës parlamentare, para se të ulet në tryezën e bisedimeve? Ne i kemi bërë një lëshim të madh Ramës kur, nga një kandidaturë politike, kaluam në një kandidaturë juridiko-diplomatike. Sikur nuk e di dhe bufi që ky kalim nuk ishte një lëshim ndaj Ramës, por thjesht një zbythje ndaj shantazhit të Metës për rrëzimin e qeverisë!
Dhe ç’tha Berisha pas tryezës së bisedimeve? Ne i ofrojmë Ramës edhe lëshimin që ai të propozojë një kandidat të tijin, i cili ndoshta mund të jetë më i mirë se i yni. Sikur nuk e di dhe bufi që çfardo emri të propozojë Rama, Berisha do ta zgjedhë kandidatin e vet me votat e mazhorancës! Pra, do ta zgjedhë sipas kushtetutës së Shqipërisë dhe jo sipas “kushtetututës” së Brukselit për Shqipërinë.
Me pak fjalë, Berisha nuk po e ndihmon BE-në që ajo të na ndihmojë ne për t’u futur në pragun e shtëpisë së saj…
E.Zaloshnja
Comments
E di dhe bufi Zaloshnja qe
E di dhe bufi Zaloshnja qe Saliu nuk iken nga pushteti po nuk u derdh gjak i paster Shqiptari.Asgje tjeter nuk e rrezon dot ate nga pushteti.Hajde shendet
O Labi po nuk ju ka faj njeri

O Labi po nuk ju ka faj njeri qe dolet mendsh e u vrate me njeri tjetrin.

cudi se kto qe flasin per

cudi se kto qe flasin per 'derdhje' gjaku pershendesin ne fund me shendet (zoteria me siper,psh). me ngadale more zoterinj a zonja cfare jeni...

Pergjithesisht keto qe flasin

Pergjithesisht keto qe flasin per derdhje gjaku neper forume ta rruajne me shkume gjithe diten.

o Zaloshnja, nga artikulli yt

o Zaloshnja, nga artikulli yt te lindin disa komente:

1. Edi Rama realisht e paska ngrene ngjalen ne takimin e Gjirit te Lalzit. Nuk ka se si te shpjegohet ndryshe qendrimi i Metes ne krah te Berishes. Kuptohet, ne qytetaret e trashe nuk shpresuam ndonjehere, por ja qe ju me me shume tru e besuat...

2. Qe jeni shume mendjelehte, nese ndonjehere paskeni shpresuar qe Berisha do te ju jape president konsensual. Kjo se pari rrjedh nga natyra e tij, qe nuk terhiqet kurre. Ti si i PD-se se diteve te para duhet ta dish me mire se shume te tjere. Se dyti, c'do te thote konsensual? A ishte Mejdani konsensual? U zgjodh nga rradhet e mazhorances se atehershme, e cila ishte shume me e fuqishme se kjo e sotmja, dhe nuk me duket se ti apo te tjere kolege, qofte edhe nga Brukseli, u ankuat per mosndarjen e pushtetit. Apo valle pushteti duhet ndare vetem kur e zoteron Berisha, meqenese ai na qenka djalli vete? Reflektoni njehere, pse Nano me 120 deputete nuk ishte aq i frikshem se sa berisha me 71? Te jete valle tek opozita problemi? Sepse Nano pati vrare edhe ai, duke filluar qe nga qytetari i shkelur ne Plepa. Sepse Nano pati abuzuar edhe ai me pushtetin, duke filluar qe nga AMC. Hidhini nje sy historise mos valle ju duhet rifreskim! Dhe te lutem mos me permend Moisiun per konsensual sepse ishte pjelle e marreveshjes se dy plehrave Nano-Berisha, dhe jo e dy partive. Ti valle mendon qe Berisha e kaloi ne vote ne PD emrin e Moisiut, apo valle Nano ne PS? Jo thjesht, zgjodhen nje trap qe s'u prishte pune. Trap tipik nga ato qe populli yne i ka qejf ne emer te vetllave te ngritura lart (shiko Bamirin, djal normal tirons!). Por asgje me shume se kaq!

Ciao!

Presidentin konsesual e

Presidentin konsesual e percakton 'miu' ( Meta skrapalliu) i perralles 'Shkulja e rrepes'...Shikojeni, vrojtojeni, komentojeni dhe do ta kuptoni se kandidatura e bere publike eshte e Metes ( qitje me murtaje) dhe Berisha nuk ja prish per te mos prishur koalicionin (qitje me pistolete)...Dynjalleku eshte tabela...ku bien predhat...

Zaloshnja i ngaterron pak

Zaloshnja i ngaterron pak gjerat, se Brukseli e ka te ndaluar "me kushtetute" te nderhyje ne punet e brendshme te nje vendi si i yni. Dmth, ata flasin per ligj, por kembengulin per fryme, se i njohin mire kokeshkretet. Por ketu merr fund, sic ndodhi per 21 janarin, sic i pame pas zgjedhjeve te 8 majit, sic i pame me koklopen, si do ti shohim pas Presidenti te Berishes...BE vetem beeeee ben gjithe kohen. Problemi qe shtrohet eshte pse i ktheni syte gjithnje nga BE, kur e kini mbi kurriz te keqen...apo si puna e perralles se gomarit qe enderronte qe Fyle...ah te mjeret ne!

Dy gjera konstatoj nga

Dy gjera konstatoj nga shkrimi juaj z.Zaloshnja: E para,ne shumicen e rasteve ju shkruani me tifozllek dhe me njeanshmeri per gjoja pozicionim te Brukselit dhe Uashingtonit si te njejte me Edi Ramen.Keshtu keni analizuar per zgjedhjet e 2009,per hapjen e kutive,per greven e urise,per 21 Janarin,per zgjedhjet e 2011 dhe keshtu po thoni edhe tani per zgjedhjen e presidentit.Per te gjitha keto ngjarje faktet treguan se nderkombetaret here drejtperdrejt e here terthorazi kane vepruar gjithnje kunder Edi Rames dhe rezultatet i kemi pare te gjithe.Dhe kete qendrim konstant ata nuk e kane mbajtur nga dashuria per Sali Berishen,sepse po te ishte kjo nuk do ti kundervinin Saliut opoziten e Spahiut dhe Topit sic po bejne,por nga alergjia qe u shkakton Edi Rama per aresyet qe ti mund ti dish me mire se une. E dyta,fajtor per te gjitha zullumet qe kane ngjare e po ngjasin ne kete vend ju nxirrni vetem Sali Berishen dhe kjo eshte njesoj si te fajesosh per humbjet e thella dhe te perseritura te ndeshjeve te futbollit skuadren qe fiton.Saliu i ka bere dhe po vazhdon ti beje gola me shumice Edi Rames tash e pese vjet dhe fajin se gjen terren te lire per te shenuar sipas jush e paska Saliu!!! Z.Zaloshnja,kam frike se duke informuar dhe analizuar ne kete menyre as nuk ndihmoni shqiptaret te shpetojne prej Sali Berishes dhe as nuk ndihmoni z.Rama te vije ne pushtet.

o fatmir djali, nuk osht pune

o fatmir djali, nuk osht pune tifozlliku kjo mer jo. s'bohet fjale se me ke jon tifoze brukseli dhe uashingtoni, bohet fjale se ku do me na cu sala, ne anadoll apo ne europe. ne 2009-en po t'kishte pranu sala te hapeshin ato kutite, do ishim kandidate per BE. t'kujtohet o fatmir djali si tha ambasadori danez se n'danimarke hapja e kutiave do t'ishte bo per 24 ore? ne 2011, po t'mos kishte ndru sala rezultatin te tavolina e ristanit dhe sashenkes, do t'ishim kandidate per BE. t'kujtohet o fatmir djali si thonte raporti i departamentit te shtetit se zgjedhjet e 2011-es minuan besimin e popullit se qeveria mund te nderrohet me vota? edhe tani, po te doje sala, jep konsensus per presidentin dhe ato tre reformat dhe ne bohemi kandidat per BE. perndryshe kemi vellazrit ton mongolo-turq ne anadoll...

tkeqen e tironsit sa tsqut

tkeqen e tironsit sa tsqut jeni mor ju marrt e mira. Jeni nona me pi raki, me bo llogje rakie, ene me lon grun me jua qi dikush tjeter te shpia.

Add new comment