Një javë ka kaluar dhe … Nikoliçi i ka vënë të gjithë në panik

Postuar në 04 Qershor, 2012 16:44

Bën vaki që Tomisllav Nikoliç të mos ketë patur kohë të mësojë kthinat e zyrës së vet, por kjo kohë e shkurtër qysh prej momentit të ceremonisë që përuroi erën e tij në pushtet i ka mjaftuar të provokojë panik gjithandej. Edhe një pjesë e madhe e atyre që e besuan gjatë fushatës kur thosh se “nuk ish më ekstremist nacionalist, por thjesht një konservator populist”, kanë ndërruar mendje. Shtypi e media perëndimore, mbi të gjitha. Agjencia Associated Press nuk ka pritur gjatë për t’u rënë borive të alarmit. “Presidenti i ri nacionalist i Serbisë po godet stabilitetin e brishtë të Ballkanit dhe po bën të harrohen premtimet e tij për një qasje pro-europiane gjatë presidencës së tij”, shkruhej në një artikull të kësaj agjencie.

Hë për hë jemi në fazën deklarative të presidencës së tij shoviniste. Masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 8 mijë burra e djem myslimanë, ai e quan një ‘krim të rëndë’, e jo një gjenocid; dhe Vukovarin e quan një qytet serb. Por më e fortë është deklarata mbi Kosovën. “Nëse anëtarësimi i Serbisë në BE na kërkohet me kusht që të lëmë Kosovën, atëherë ne u themi: Faleminderit, nuk na duhet BE-ja”, ka qenë mesazhi që ai ka përcjellë këto ditë.

E.G.

Comments

Submitted by amy (not verified) on

<p>Dhe bota i besoi ketij gjate fushates! Sa kujtese te shkurter ka Europa! Apo ashtu ja do zanati!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.