Arkiv-Lajme
Fjalimi me “dy koka” i Ilir Metës
Pas dështimit të Kuvendit në zgjedhjen e presidentit në raundin e parë, duket se deklaratat publike në media janë zbehur gjatë ditës ë sotme dhe negociatat kanë filluar të jenë më intensive në takime direkte dhe indirekte të lojtarëve kryesorë (http://respublica.al/artikuj/2012/5/31/gjasat-jane-qe-do-kemi-nje-kandidat-konsensual-ne-votimin-e-dyte-per-president-te).
Legalizimet, rriten tarifat dhe shkurtohen afatet e pagesës
Të gjithë ata që kanë një ndërtesë për të legalizuar do të duhet të paguajnë më shumë para tashmë. Thuajse i gjithë shtypi raporton sot për ndryshime në tarifën e legalizimit të miratuara dje gjatë mbledhjes së qeverisë.
Një kosovar që bën tifo për Crvena Zvezda-n, dhe një debat mbi këtë fakt
‘Zëri’ i Prishtinës në versionin online komenton një artikull të gazetës serbe Press, ku raportohet nga gazetari Gariç lidhur me ndeshjen finale të kompeticionit Champions League (linku për ata që dinë serbisht: http://www.pressonline.rs/sr/vesti/Dnevni_magazin/story/221665/No%C4%87+kada+su+Nemci+nau%C4%8Dili+da+pla%C4%8Du.html). Përse është fjala?
Gjasat janë që do kemi një kandidat konsensual në votimin e dytë për President të Republikës
Një burim i mirinformuar i respublica.al na njofton se sot rreth orës 4 të mëngjesit është arritur konsensusi për një kandidat për President të Republikës, i cili mund të marrë shumicën dërrmuese të votave në Kuvend. Sipas burimit, informacionet e të cilit na kanë rezultaur të sakta në të kaluarën, Ilir Meta ka qenë strumbullari i negociatave mes Ramës e Berishës. Sidoqoftë nuk kemi detaje mbi logjistikën e bisedimeve.
Fërkime në grupin e PS-së pak minuta para seancës së djeshme
Në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-ka ka patur shkëndija debati mes Ramës nga njëra anë dhe do deputetëve nga ana tjetër. Erjon Braçe ka kërkuar në këtë mbledhje që PS-ja të dalë me emra konkretë, rrjedhimisht duhet të heqë dorë nga strategjia “është procesi me rëndësi, e pastaj emrat”. “Ne duhet të jemi konkretë”, raportohet nga Panorama të ketë thënë ai.
‘Shtabi’ i Nanos: Zaganjori është berishian, dhe ....
Ka kaluar pa marrë vëmendje një sulm i Ilir Kullës, eminencës gri të Fatos Nanos, mbi Xhezair Zaganjorin. Në një program të televizionit Ora News (vetëm shqiptarja.com i referohej sot), Kulla i dha momentit presidencial ngjyrat e një fushate elektorale, e në këtë kuptim, ai tentoi të ndriçonte anë të panjohura të jetës e të karrierës së Zaganjorit. Ky i fundit, sipas Kullës, ka lënë për ca ditë punën e ambasadorit në vitin 1994, dhe është kthyer në Shqipëri për t’i dhënë një dorë Berishës në fushatën për kushtetutën, që u refuzua me votë plebishitare.
Stefan Fule ndërhyn 'në mes të lojës': Bëni konsultime për Presidentin dhe kompletoni marrëveshjen e nëntorit!
“Jam plotësisht i qartë për çfarë thashë kur isha në Tiranë pak kohë më parë”, tha para ca orësh për Top-channel-in komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Stefan Fule në përgjigje të një pyetjeje të gazetares Arta Tozaj lidhur me raundin e parë të procedurës presidenciale në Kuvendin e Shqipërisë. Fule është një politikan i manierave të buta dhe i bon ton-it, por këtë herë ka përdorur një ton arrogant.
Xhezair Zaganjori shfaqet për herë të parë në TV me zë e figurë
Xhezair Zaganjori bën daljen e parë publike, e cila, nëse nuk zgjidhet President, do të jetë dhe e fundit (po të besojmë se ai do të vijojë, si deri më sot, të mos mbajë një profil publik).
Topalli në shërbim të 'presidencës' së Zaganjorit?
Pak orë pasi Kuvendi ezauroi raundin e parë të votimit për presidentin, pa asnjë kandidat, Zyra e Shtypit e këtij institucioni ka dërguar në e-mailet e gazetarëve një procesverbal votimi të datës 24 dhjetor të vitit 2002, kur parlamenti i drejtuar nga të majtët votonte me 84 vota pro emërimit të Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. E-maili përbëhet nga vetëm një foto dhe ka një tekst shpjegues shumë të shkurtër: "Votimi i parlamentit për z. Xhezair Zaganjorin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese".
Topalli në shërbim të presidencës së Zaganjorit?
Pak orë pasi Kuvendi ezauroi raundin e parë të votimit për presidentin, pa asnjë kandidat, Zyra e Shtypit e këtij institucioni ka dërguar në e-mailet e gazetarëve një procesverbal votimi të datës 24 dhjetor të vitit 2002, kur parlamenti i drejtuar nga të majtët votonte me 84 vota pro emërimin e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. E-maili përbëhet nga vetëm një foto dhe ka një tekst shpjegues shumë të shkurtër: "Votimi i parlamentit pwr z. Xhezair Zaganjori si anwtar i Gjykatws Kushtetuese".