Legalizimet, rriten tarifat dhe shkurtohen afatet e pagesës

Të gjithë ata që kanë një ndërtesë për të legalizuar do të duhet të paguajnë më shumë para tashmë. Thuajse i gjithë shtypi raporton sot për ndryshime në tarifën e legalizimit të miratuara dje gjatë mbledhjes së qeverisë.
Deri dje, tarifa e legalizimit ishte 4 mijë lekë për çdo ndërtesë në proces, kurse tani kjo tarifë (4 mijë lekë) do të aplikohet për çdo kat të objektit. Qeveria ka menduar të "penalizojë" edhe më tepër ata që kanë bërë shtesa të reja mbi objektet ekzistuese. Shembulli më i mirë për këtë janë shtesat e ngritura gjithandej nëpër pallate. Tarifa e legalizimit për shtesat nuk do të jetë më 4 mijë lekë por 6 mijë lekë.
Në këtë mënyrë, rritet automatikisht kostoja e legalizimit të një pjese të mirë të objekteve që përfshihen në proces, të cilat janë më shumë se një kat. Me shkurtimin e afatit të detyrueshëm për të kryer pagesën, nga 30 ditë në 10 ditë, me sa duket qeveria synon të rigjallërojë këtë proces, të ngecur prej disa vitesh tashmë.
Re.Pu.
Add new comment