Arkiv-Lajme
Kavalieri Dalazots…
“Të largohesh nga euro nuk është blasfemi,” shkruan Berluskoni në Facebook, i cituar nga e përditshmja gjermane Spiegel. Propozimi tjetër i tij është që Banka Qendrore Europiane të shtypë para, megjithëse gjermanët, prej muajsh e kundërshtojnë ashpër një zgjidhje të tillë për krizën europiane. Dhe Berluskoni, të cilit i kanë pëlqyer përherë idetë jokonvencionale e ka gati përgjigjen: “Të bëhemi bashkë kundër Gjermanisë”.
Berisha u flet të rinjve europianë për... Ramë obsesivin, birin, atin, etj
“Ne zgjodhëm një gjykatës me reputacion të shkëlqyer në Shqipëri. E refuzoi sepse tha nuk ma thatë paraprakisht. Ne donim t'ia thonim,por ai nuk e pranon. Herën tjetër shkuam me 4 emra, vetë nuk propozonte asnjë. Në jetën time nuk kam bërë përgjegjës të birin për të atin, por ky solli në krye të PS të gjithë bijtë e kupolës..." etj, etj - Cili i ka thënë këto fjalë? Merret vesh edhe pa ia shkruar emrin. I njëjti që të vjen në mend kur lexon Fromin.
Shënim: Përse iku Naço dhe erdhi Tavo në qeveri?
Pavarësht nga fjalitë e mëdha me fjalën “integrim” në përbërje, që janë thënë e do të thuhen për lëvizjet e fundit ministrore të LSI-së, shkaku i tyre duhet të jetë politik. Pakëkush mund të bindet se kalimi i një studiuesi të gjuhëve të huaja (Haxhinasto) nga ministria e jashtme te e ekonomisë dhe zëvendësimi i tij nga një agronom (Panariti) do t’i japin një impuls të fortë integrimit tonë diplomatik dhe ekonomik në BE.
Por cilat janë llogaritë politike që e bënë Metën të kryente këtë rotacion të çuditshëm?
Banori më i vjetër i gjallë i këtij qyteti dhe një “version amerikan”
Prerja e pemës së moçme gjigante në oborrin e GKA buzë bulevardit të Tiranës (në foto shihni "gjurmën e drunjtë" që ka mbetur prej saj) paska ndodhur sepse… ishte “burim potencial aksidentesh”. Kështu është shprehur sot në shtyp drejtori i Galerisë, Rubens Shima, i cili (nuk merret vesh pse) u ka kërkuar specialistëve të Drejtorisë së Gjelbërimit pranë Bashkisë së Tiranës “që të bëjnë një analizë dhe ata arritën në përfundimin: “Është tharë”.
Lubonja ndihet i vetmuar dhe i pafuqishëm. Dhe parashikon trazira
Në një intervistë me Elsa Demon sot në “Shekulli”, pyetjes: “...Revolta në shkrimet tuaja po gradohet në maksimum. Analizat janë sa konkrete aq edhe me metafora, për shembull, nga bota e zoologjisë. Kemi parasysh shkrimet e muajve të fundit..” – Fatos Lubonja i përgjigjet:
Presidenti dekoron një Kulla; ndërsa Pëllumb Kulla bën një libër homazh po për Kullat
Dje, në një ceremoni emocionante Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi dekoroi me urdhërin e lartë “Nderi i Kombit” mësuesin patriot Ajdin Jonuz Kulla, një figurë kjo e panjohur në publik. Shkrimtari dhe publicisti Pëllumb Kulla ishte i pranishëm në atë ceremoni dhe duke qenë vetë një Kulla, është personi më i përshtatshëm për të na dhënë ca më shumë informacion. Në një prononcim për mediat ai thotë se bën pjesë në familjen e gjerë të Kullave, së cilës i përket i dekoruari me urdhërin sublim.
LSI rindan tortën...
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë disa vendime të rëndësishme, duke bërë ndryshime në postet e ministrave që mban kjo parti në qeveri. Kryetari i LSI, Ilir Meta, i bëri të ditura sot në mbëmje këto ndryshime në një konferencë për shtyp. Ai tha se Petrit Vasili (në foto me Metën) ka vendosur që të japë dorëheqje dhe në vend të tij do të shkojë Vangjel Tavo, një person që e kishte synuar këtë post prej kohësh. Ndërkohë, kryesia e LSI ka vendosur që të largojë nga detyra e ministrit Nasip Naçon.
Elisa bën prapa-kthehu: Partinë e kemi të fortë!
Socialistja e re Elisa ka bërë sot një si prapa-kthehu pas veprimit në dukje nervoz të mbrëmjes së djeshme, kur u largua në mënyrë demonstrative nga salla e Asamblesë së FRESSH-it. Dje u fol për manipulim listash (dmth Spiropalit nuk i kishin marë mendje për dy-tre lëvizje emrash në FRESSH që sipas disa gazetave i ka bërë Erjon Veliaj) por sot u fol për disa "shqetësime organizative". Në një deklaratë për mediat, kryetarja e organizatës rinore të PS-së (në foto gjatë daljes për mediat sot), me një stil po aq të zjarrtë sa dhe veprimi i saj i një dite më parë, mes të tjerash tha:
Pema e madhe mbi 200 vjeçare përballë Galerisë Kombëtare në Tiranë... nuk është më!
Ndërkohë që një grup i madh intelektualësh dhe ambjentalistësh të kryeqytetit janë shqetësuar me të drejtë këto ditë për prerjen masive të mijëra pemëve në pjesën e Parkut Kombëtar pranë rrugës së Elbasanit, një ngjarje e rrallë ka ndodhur...në qendër të Tiranës.
Delaine Moore: Pata një histori me një burrë të martuar, e më pas ia thashë gruas së tij
Delaine Moore është një gazetare kanadeze, që është divorcuar para do vitesh prej bashkëshortit që e tradhëtonte e që më pas ka “shpikur” moton për gratë e divorcuara: “Hej, divorci nuk është asgjë më shumë se një divorc; të divorcohesh nuk është si të vdesësh”. Para një viti ajo bëri publike në huffpost.com një histori të vetën, një flirt, që sapo i kish ndodhur.