KQZ: Po verifikojmë firmat; Ambientalistët: Eshtë absurde

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur sot kritikave të Ambasadorit Amerikan Arvizu për mosdhënien e përgjigjes për zhvillimin e referendumi popullor mbi problemin e ligjit të importit të plehrave në Shqipëri. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Olli deklaron se KQZ nuk ka shkelur afatin për shqyrtimin e kërkesës, por KQZ po vijon punën me verifikimin e materialeve, konkretisht firmat që janë hedhur për mbajtjen e një referendumi.
KQZ ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me kërkesën që Aleancës Kundër importit të Plehrave dorëzoi më 19 Qershor në KQZ. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli deklaroi sot se afati skadon më 30 qershor.
“Grupi nismëtar i Aleacës kundër Importit të Plehrave dorëzoi mbi 60 mijë firmat në KQZ më 13 mars. Që nga kjo kohë grupi nismëtar kërkoi që firmat të futet në kuti votimi me kod sigurie. Për 17 ditë KQZ kreu këtë votim. Dhe data e marrjes së shqyrtimit të dokumenteve të identifikimit të firmëtareve, ka nisur më 30 mars, dhe afati përfundimtar i bie 30 qershor. “
Zëdhënësi i KQZ-së Olli siguron se para datës 30 qershor KQZ do ti japë zgjidhje këtij problemi duke paralajmëruar dhe një mbledhje të Komisionit Qendror Zgjedhor. Zoti Olli shtoi se ka raste kur një person ka firmosur më shumë se 3 herë, çka na detyron neve të bëjmë verifikimin e nevojshëm, për të cilën është angazhuar ekspertiza.
AMBIENTALISTET ANKOHEN TE AVOKATI I POPULLIT
Ndërkohë një grup ambientalistësh po zhvillojnë një takim me Avokatin e Popullit. Zoti Sazan Guri tha se janë mbledhur 60 mijë firma për mbajtjen e referendumit. Ndërsa Lavdosh Feruni, kreu i aleancës kundër importit të mbetjeve tha se pretendimet e KQZ-së “janë absurde.” Ambientalistët kanë marrë mbështetjen e Avokatit të Popullit
KRITIKA E ARVIZU
Një ditë më parë gjate promovimit te nismës “Vepro Tani” nga Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me përfaqësues të politikës dhe shoqërisë, ambasadori Aleksandër Arvizu kritikoi vendimin e KQZ-së për të mos marrë në shqyrtim të mbi 60 mijë firmat për referendumin kundër ligjit për importimin e plehrave në vend, duke theksuar se KQZ po pengon realizimin e referendumit. Po sipas tij me këtë veprim KQZ po minon edhe njëherë besimin e publikut për të vepruar me paanësi dhe në interes të gjithë qytetarëve.
(sg/shqiptarja.com)
Comments
Me nje rrugac si Arben

Me nje rrugac si Arben Ristani ne KQZ, cdo vote mund te behet fallco, e pavlefshme, ashtu sic do i vdekur mund te shnderrohet ne votues te rregullt. Kjo varet ngadeshira e Doktorit te Bishajve dhe kelyshet e tij. Nese ata kane interesa per te vjedhur, vrare, shitur e rrjepur njerezit dhe atdheun nuk ka problem qe RISTUA ti thote Bishes U KRY DOKTOR, e bera sic the Zotrote.

Nuk e di mire, por me duket se ky Ristani ka qene pretendent per tu burgosur per ca pislleqe qe kishte bere, pikerisht nga BISHA, para se te behej Kryear i KQZ. A e dini kete fakt?!!!

Firma te

Firma te fallsifikuara?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Keta jane mesuar te fallsifikojne vete dhe mendojne se te gjithe jane te se njejtes gjelle.

Po ta bejne referendumin e te shohin: jo 65000 mije votues por 90% e popullsise qe do votoje do jete kunder plehrave.

Mire qe duan te pasurohen, sikur su mjaftojne gjithecka qe kane bere e po bejne, por duan te na shenderrojne edhe ne koshe plehrash te Evropes ne.

Une besoj qe ka pasur firma

Une besoj qe ka pasur firma te parregullta se seshte kaq e thjeshte me mbledh firma pavaresisht mbeshtetjes se madhe sorosiane sidomos te UET;-) Por jam plotesisht dakort me kauzen dhe shpresoj qe referundimi te behet dhe une do te deklaroj voten kunder importit sepse nuk i besoj aftesise se shtetit per te kontrolluar doganat!

Me sa di une ata qe kane

Me sa di une ata qe kane firmosur kane shenuar edhe numrin e kartes se identitetit. Nderkohe ne shume raste jane eshte thene qe jane fotografuar edhe kartat e identitetit te qytetareve qe kane firmosur. Do te jete gallate qe sipas SHTETIT te dalin nje pjese "te fallsifikuara" dhe me pas firmetaret te vertetojne te kunderten.

Nuk besoj te jene bere firma fallco. Ata qe organizuan mbledhjen e firmave jane me dinjitet.

Ajo qe mund te kete ndodhur eshte se midis njerezve qe kane firmosur ka patur kelysha te BISHES te cilet kane vene emrin, dhe firmen e kane bere ndryshe. Por edhe kjo nuk ecen dot ne kriminalistike. Cdo shkrim dhe firme, pavareisisht se eshte ndryshuar, eshte lehtesisht i dallueshem qe eshte bere nga i njejti person. Pra perseri FUKSAT e BISHES qe kane hyre per te prishur pune do ta hane SALLLOMIN...., mos sot nje dite tjeter .... (qofte e afert) per fallsifikim....

Mire qe merret ambasadori

Mire qe merret ambasadori amerikan me problemet e Shqiperise se opozita ja ka fut gjumit per shtate pale qejfe, ajo kujtohet vetem kur ka interesa personale Edi rama.

Add new comment