Presidenti dekoron një Kulla; ndërsa Pëllumb Kulla bën një libër homazh po për Kullat

Dje, në një ceremoni emocionante Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi dekoroi me urdhërin e lartë “Nderi i Kombit” mësuesin patriot Ajdin Jonuz Kulla, një figurë kjo e panjohur në publik. Shkrimtari dhe publicisti Pëllumb Kulla ishte i pranishëm në atë ceremoni dhe duke qenë vetë një Kulla, është personi më i përshtatshëm për të na dhënë ca më shumë informacion. Në një prononcim për mediat ai thotë se bën pjesë në familjen e gjerë të Kullave, së cilës i përket i dekoruari me urdhërin sublim.
Pëllumbi përfiton nga rasti të shprehë në emër të familjes, falenderimin për zotin President, i cili në veprimtaritë e tij përpara dorëzimit të detyrës së lartë, gjeti hapësirë të bëjë edhe këtë dekorim tëbukur. Mësuesin martir Ajdin Kulla shkrimtari e cilëson një Ushtar të Panjohur të cështjes kombëtare, njëfigurë e baltosur, për më tepër, mizorisht pushkatuar në një moshë të re, teksa i fajësuar paradoksalisht për ato që do të ishin vlerat më të larta të tij. Ajdini kushuriri iparë i gjyshit të Pëllumb Kullës, (edheai i pushkatuar po atë vit, viti 1945, në fushatën shfarosëse që vuri në lëvizje EnverHoxha ndaj kundërshtarëve politikë) është figura qëndrore e librit të tij më të fundit “Jo gjithë të vdekurit prehen në paqë”? Në libër përmblidhet historia e familjes më të persekutuar në fshatin më të persekutuar të krahinës së Korçës.
Libri është botim i Shtëpisë Botuese GEER dhe pritet të dalë në qarkullim këto ditë.
Re.Pu.
Comments
Titulli "Nderi i Kombit", nuk

Titulli "Nderi i Kombit", nuk mund te shperdorohet ne kete menyre!
Nuk mund t'i jepet kujtdo anonimi, vetem per shkak te menyres se vdekjes, me apo pa shkak.
Kur thuhet "Nderi i Kombit", duhet te jete nje emer i gjithenjohur, i gjitherespektuar nga Kombi, dhe me kontribut
te matshem e te gjithepranuar publik.
Keshtu qe, shumica e dekorimeve te 20 viteve te fundit ne Shqiperi,
jane Qoka Ordinere, te presidenteve Ordinere qe ka pasur ky vend!

O Roland i mire! Po nuk u

O Roland i mire!

Po nuk u zbuluan, kushedi sa anonime do te mbeten akoma!

aman ore , po pse flisni me

aman ore , po pse flisni me superlativa si Saliu : "..historia e familjes më të persekutuar në fshatin më të persekutuar ",

keto duken si genjeshtra, mire e ka Rolandi me lart, fut nje mik te presidenti merr nje nderkombi, u cvleresua gjithcka...

Pellumb Kulla nuk ka qene i

Pellumb Kulla nuk ka qene i persekutuar, por ish-sherbetor i regjimit enverist,
PERSEKUTOR I SHQIPTAREVE PER 30 VJET RRESHT,
ME HUMORIN E TIJ BAJAT TE REALIZMIT SOCIALIST,
me te cilin u ka bere shpelarrje te rende truri shqiptareve,
si nje propagandist gebelsian ne rradhet e shkarravitesve komuniste shqiptare!

Pëllumb Kulla është

Pëllumb Kulla është shembulli më tipik i punonjësit të artit, letërsisë e kulturës në sherbim të pushtetit, ideollogjive e diktaturave. Sherbimi ka qenë i devotshëm, pa lënë asnjëherë vend për dyshime e keqkuptime në misionin për të përçuar vijën e partisë në masa. S'kam ndeshur kurrë në pamfletet e tij humoristike ndonjë thënje me dy kuptime. Në Shqiperi kanë ngelur fare pak veta, mes tyre dhe unë, që nuk kanë marrë titullin "Nderi i Kombit.

Me pelqen fakti qe me ne fund

Me pelqen fakti qe me ne fund po dalin ne pah patriote te tille qe ne te vertete e bejne kete komb krenar.

Bamir Topi na ka zhgenjyer ne shume gjera por ai ka qene presidenti me i mire qe kemi pasur ne keto 22 vjetet e demokracise. Ai artikulli per kte mesuesin qe u dekorua ishte shume prekes dhe me behet qejfi qe po shohim se kemi pasur mesues dhe patriote te vertete sepse tani kemi nje mungesi te papare per njerez te sakte. Kta politikanet e sotem jetojne ne nje planet tjeter edhe s'kam me shpresa se do behet me mire.

Add new comment