Lubonja ndihet i vetmuar dhe i pafuqishëm. Dhe parashikon trazira

Postuar në 23 Qershor, 2012 02:43

Në një intervistë me Elsa Demon sot në “Shekulli”, pyetjes:  “...Revolta në shkrimet tuaja po gradohet në maksimum. Analizat janë sa konkrete aq edhe me metafora, për shembull, nga bota e zoologjisë. Kemi parasysh shkrimet e muajve të fundit..” – Fatos Lubonja i përgjigjet:

“...Ndoshta ashpërsimi i gjuhës shpreh një urrejtje në rritje. Dhe urrejtja është shenjë dobësie, në kuptimin e pafuqisë. Njeriu kur ka fuqi bëhet dhe më bujar. Kur individi ndihet i vetmuar, i pafuqishëm, atëherë fillon edhe provon urrejtje. Kam qenë në burg një kohë të gjatë, ti e di, dhe kjo ka qenë një periudhe e urrejtjes ndaj Enver Hoxhës, pikërisht për shkak të pafuqisë...”

Dhe më pas në një analizë të situatës së sotme në Shqipëri, Lubonja e quan qeverinë “bandë” dhe opozitën “dekor”:

“...Vjen një moment kur nuk e lëshon më as pushtetin dhe do të eliminosh edhe opozitën. Ky është një sistem që ka filluar të ndërtohet mirë në kohën e Nanos e të socialistëve në pushtet, që u kalërua pastaj nga Berisha. Prirja e këtij sistemi ka qenë putinizmi. Me putinizëm kuptoj lënien e opozitës si një dekor, që nuk vjen dot kurrë në pushtet sepse i ka kapur të gjitha instrumentet e pushtetit banda kryesore dhe këtu jemi pak a shumë te kjo situatë. Edhe zgjedhja e presidentit tregoi që kjo është filozofia. Dhe shqiptarët me këtë situatë do të shkojnë në zgjedhje... Nuk shikoj shanse të mëdha. Do ketë trazira sociale...” (A.N.)

Comments

Submitted by ARON (not verified) on

kULMI ISHTE 21 janari,vrasesit kane ne duar jeten e çdo shqiptari deri edhe tel e e-mail  jane ne duart e pusht-etit  mafioz.Sepse kur thua nje te vertete me baza ta shkaterrojne ne sy te gjithe botes,e domosdo ndihesh i mbushur me urrejtje,por edhe kete e ka mafia te kontrolluar,uurejtje per tradhetaret e se majtes qe mbajne ne kembe e bejne sehir vrasjet e kesaj mazhorance,ketu fut dhe FRD.

Submitted by Abdyl Hamiti (not verified) on

Shume i sakte Lubonja...nje bande ne pushtet dhe opozite qe me liderin qe ka nuk vjen ne pushtet deri ne 200 vjetorin e pavarsise se shtetit...

Submitted by paskali vl (not verified) on

bravo lubonja qe nuk ke harruar te shash edhe ramen

Submitted by Anonim (not verified) on

Lubonja me 21 janar tek OPINION i TVKLAN thosh se nqs protestuesit i kish vare garda, atehere qeveria e Berishes duhet te jepte urgjentisht doreheqjen...Me pas hic, e qepi gojen sepse eshte i punusuar tek TV KLAN...Me pas "antikonformisti' Lubonja u zhduk pa lene gjurme duke u kthyer se fundi si komentator sportiv per EURO 2012...Dallkauk..As burgu nuk e paska bere njeri me nje fije dinjiteti.

Submitted by davidi (not verified) on

Kush qenka kjo Elsa djallezore me mbiemer Demòn? Mos e ka yshtur kjo Fatosin valle?!

Lubonja duhet te haje ca me lehte ne darke qe mos te sekelldiset. Ti kthehet dietes se burgut.

Submitted by arvanites (not verified) on

Cfare mund te beje opozita ne nje vend ku diktatura hedh cdo dite e me shume rrenje.

Fatet e populit jane ne dore tij. Vetem me protesta mund te dilet nga kjo situate. Vetem atehere Europa dhe Amerika do i kthejne syte nga ne.

Submitted by Anonim (not verified) on

Te gjithe ne shqiperi sillen si te ishin me te pastrit e botes. Lubonja ka brume, nuk eshte se ska. Por ai jep ide dhe mendime mbi politiken, kur per vete ka me mijera Eruo/Lek te pa deklaruara dhe te pa paguara tatim pagimeve. Me qindra here ai merr pjese ne TVKLAN, TOP-Channel, etj, dhe per cdo here merr nga 500-1000 euro, rroga e tij mujore perllogaritet ne rangun e 7000-9000 eruove. Nderkohe qe ne tatim pagimet, Zt. Lubonja deklaron, njesoj si Edi Rama se edhe ai eshte pa-buks dhe mezi mban frymen me rreth 1000 ne muaj.

Pse duhet populli i shkret tu besoje ketyre "ideatoreve" ?

Pse ministria e financave nuk ndermerr nje aksion te menjehershem dhe te shikoje faturat dhe pagesat e televizioneve dhe gazetave per keta pseudo-analiste, dhe ti detyroj keta te paguajne taksen e tyre minimale 10% te shtetit ?

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Lubonja perpara se te perdore termin dekor per opoziten duhet te sqaroje sulmet e ashpra qe i ka bere opozites kur kjo e fundit ishte me intranzigjente (greva e urise & 21 janari).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.