Arkiv-Lajme

Presidenti Nishani me Master në Studimet Europiane? Jo, është Master i rremë

Postuar në 20 Qershor, 2012 07:03

Në versionin online të së përditshmes Panorama, gjendet ky fragment lajmi i datës 15 shkurt 2012 (mjaft të bëni një search me emrin Bruno Hamard): “Duke u hequr si drejtues i një Instituti francez, që nuk ekzistonte dhe zotërues i një urdhri kalorësiak, që nuk njihej në Francë, 41-vjeçari Bruno Hamard ka futur në një grackë mashtrimi dhjetëra shqiptarë.

Shpjegim i gjatë i Artan Hoxhës, por një pyetje nuk merr përgjigje

Postuar në 20 Qershor, 2012 05:49

Në një shkrim të botuar sot në gazetën “Panorama” (http://www.panorama.com.al/argument/kandidati-per-president-artan-hoxha-historia-ime-me-sigurimin-e-shtetit/ ), Artan Hoxha shpjegon gjerë e gjatë historinë e tij me Sigurimin dhe mënyrën sesi arriti të merrte të drejtë studimi pa bashkëpunuar me të, ndërkohë që familja e tij ishte e persekutuar nga regjimi komunist.

Ukrainë, Poloni: përcaktohen çerekfinalistet e Europianit

Postuar në 20 Qershor, 2012 04:39

Vetëm Greqia duket se është emri surprizë në listën e çerekfinalistëve të kampionatit europian të futbollit, që po luhet në Ukrainë e në Poloni. Skuadrat e tjera kanë qenë të pritshme: Gjermania, Italia, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja dhe Republika çeke. Do fillojnë të ndeshen nesër me njëra tjetrën. Ndeshja e parë do të jetë ajo midis çekëve e portugezëve (I). Të premten do luajnë gjermanët kundër grekëve (II). Të shtunën francezët kundër spanjollëve (III), dhe të dielën italianët kundër anglezëve (IV). Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 20.45.

Enkel Demi kundër ‘kolegëve që urrejnë robin”

Postuar në 20 Qershor, 2012 04:16

Gazetari Enkel Demi, në një shkrim me titull ‘Të urresh robin’ të publikuar në Mapo, denoncon ata që “nga xhelozia apo nga detyra” përdorën “metoda fashiste që nesër mund të kthehen në sistem qeverisës” për të denigruar e mbuluar me sharje, shpifje e urrejtje kandidatin presidencial, Artan Hoxha, i cili - dhe këtu Demi bën një ironi nga të vetat – “nuk pati fatin e madh të lindte në Çorovodë”. Më pas, ai merret me ‘racën e analistëve’, që sulmin ndaj Hoxhës e vijuan me sulmin ndaj Nishanit. Gjithnjë, në emër të urrejtjes për robin, thotë ai. E.

Islami: Rama më kërkoi takim, por më pas ktheu mendje

Postuar në 20 Qershor, 2012 03:50

Pasi bëri editorialin “e f rikshëm”, ku kërkonte e shpresonte rrëzimin e qeverisë, Edi Rama ka kërkuar të takojë Kastriot Islamin, që e kish larguar prej muajsh nga PS-ja. Këtë e thotë vetë Islami në një intervistë për Mapon, por nuk e jep emrin e ndërmjetësit. “Unë e pranova ftesën për të pirë një kafe”, thotë Islami. “Natyrisht, do dëgjoja zotin Rama në vlerësimet e tij, dhe do të jepja vlerësimet e mija”.

Ngurimi i opozitës për të hequr imunitetet

Postuar në 20 Qershor, 2012 03:34

Opozita e ka vonuar ok-in e vet për të miratuar ligjin mbi heqjen e imuniteteve, ngaqë ka qenë në pritje të momentit presidencial. Ata kanë qenë me mendjen që, nëse Presidenti zgjidhet konsensual, atëherë do të votojnë menjëherë në favor të heqjes së imuniteteve, dhe nëse Presidenti zgjidhet nga Berisha, atëherë ligji për imunitetet nuk do të votohet. Pse? Sipas opozitës, nëse Berisha merr presidentin, atëherë ai do të fusë në xhep dhe prokurorin, gjykatat dhe shërbimet sekrete, e në këto rrethana, opozitarët pa imunitet do të ishin viktimat eventuale në stinën e gjuetisë së shtrigave.

Eduard Kukan: PS-ja duhej të nxirrte kandidat për Presidentin

Postuar në 20 Qershor, 2012 02:07

Politika në Tiranë nuk shfaqi përgjegjësi në zgjedhjen e Presidentit, duke mos arritur as minimumin e dialogut politik, aq i domosdoshëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deklarata ka ardhur nga Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, një javë pas zgjedhjes së ish-ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani në krye të shtetit.

Modeli Kardashian, ose degradimi i qytetërimit perëndimor?

Postuar në 19 Qershor, 2012 17:05

Helen Wright, drejtoresha e një shkolle private vajzash në Britaninë e Madhe, po përpiqet të ngrejë një fushatë kundër ‘mbretëreshës’ së reality show-t amerikan, Kim Kardashian. Madje, ajo ka arritur deri atje sa ta shohë 31 vjeçaren amerikane si mishërimin dhe simbolin e degradimit të qytetërimit perëndimor. Ajo ka marrë ngacmimin për këtë shpërthim nga fakti që revista e përjavshme britanike Zoo Magazine e ka shpallur Kardashianin si “the hottest woman” (gruan më ndjellëse e sensuale) në botën e sotme, dhe e ka nxjerrë në kopertinë pothuaj të zhveshur.

Quiz: Sa shtete e kanë njohur Kosovën? 89? 90? Apo 91?

Postuar në 19 Qershor, 2012 13:44

Një nga argumentat e nxehtë në debatin politik Kosovar është “njohja ndërkombëtare e Kosovës”. Ja një informatë zyrtare e ditës së diel, 17 qershor 2012: “Kosova pret që së shpejti të njihet nga disa shtete të Amerikës Latine, Amerikës Qendrore si dhe nga vende të botës arabe... Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar shumë takime me ministra të Punëve të Jashtme të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në këto takime, ministri Hoxhaj ka kërkuar nga këto shtete që të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të lidhin marrëdhënie diplomatike.

Masakra e Parkut Kombëtar: Nuk dihet ç’projekt kanë dhe kush e ka marrë vendimin

Postuar në 19 Qershor, 2012 11:13

Bashkia e Tiranës, siç është njoftuar nga dy a tri gazeta, e po kaq televizione, ka bërë një masakër në Parkun Kombëtar të kryeqytetit. Nuk është bërë i ditur asnjë projekt e asnjë vendim për këtë ndërhyrje, që do kërkonte firmën e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës. Nuk dihet kush është investitori, nuk dihet sa kushton vepra që do të ndërtohet (thonë se do të jetë një rrugë; më saktë, zgjerimi i rrugës që të çon tek bizneset e miqve të qeverisë, të ngritura matanë Saukut).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme