Arkiv-Lajme

KQZ: Po verifikojmë firmat; Ambientalistët: Eshtë absurde

Postuar në 22 Qershor, 2012 08:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur sot kritikave të Ambasadorit Amerikan Arvizu për mosdhënien e përgjigjes për zhvillimin e referendumi popullor mbi problemin e ligjit të importit të plehrave në Shqipëri. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Olli deklaron se KQZ nuk ka shkelur afatin për shqyrtimin e kërkesës, por KQZ po vijon punën me verifikimin e materialeve, konkretisht firmat që janë hedhur për mbajtjen e një referendumi.

Standardi i bashkisë për ‘transparencën e qeverisjes’

Postuar në 22 Qershor, 2012 07:04

Ka tri ditë që të përditshmet kanë dhënë lajmin se Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rreth-rrotullimit (‘kulaç’, i thonë në zonën Fier-Vlorë) në rrugën e Durrësit që të nxjerr në superstradë, pranë doganës, aty ku nis Unaza e re që të çon tek pallati me shigjeta. Tek-tuk ky lajm është dhënë dhe me pak pompë. E dini më të bukurën? Rreth-rrotullimi thjesht është rrethuar me një gardh të shëmtuar, por aty nuk ka asnjë punëtor, asnjë vegël, asnjë mjet, asnjë eskavator. E megjithatë, lajmi është dhënë, s’ka gjë se në këtë mes nuk ka asnjë lajm.

Dështon për herë të n-të mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Postuar në 22 Qershor, 2012 04:44

Dështon sërish mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mbledhja nisi paraditen e sotme rreth orës 10:00, për të perfunduar vetëm një orë më pas.

Palët nuk kanë mundur të gjejnë konsensusin për çështjet kyçe që kanë të bëjnë me riformatimin e KQZ, procesin e ankimimit si dhe rekomandimet e ODIHR për teknologjinë e zgjedhjeve.

Eurostat: Shqiptarët, më të varfrit e Europës, të fundit në konsum

Postuar në 22 Qershor, 2012 03:24

Europa e ka klasifikuar zyrtarisht këtë vit Shqipërinë si një nga vendet më të varfra të kontinentit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën në të ardhurat për frymë dhe e fundit në Europë për shpenzimet për frymë. Përllogaritja është bëtë publike nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, bazuar në shifrat e vitit 2011. Duke llogaritur me 100 për qind mesataren europiane të të ardhurave për frymë, Eurostat ka listuar të gjitha vendet që kanë nivel mbi këtë mesatare dhe ato nën këtë mesatare.

Sot në orën 20.45 është ndeshja Greqi-Gjermani; por është më shumë se një ndeshje

Postuar në 22 Qershor, 2012 03:10

Sonte në mbrëmje, në orën 20.45, do të jetë ndeshja e futbollit midis Gjermanisë e Greqisë. Duket si për të qeshur, por ndeshja ka marrë konotacione të tjera, që burojnë prej krizës ekonomike. Në këtë situatë të krizës, në Gjermani grekët janë parë e shihen si xanxarë, apo më keq akoma, si “dhitë e zgjebosura me bishtin përpjetë”. Ndërsa vetë grekët janë të bindur se gjermanët, jo vetëm s’janë pa faj në këtë krizë që i ka pllakosur, por edhe po sillen pa pikë respekti me ta.

Prishja e Parkut të Liqenit: Arvizu mbetet pa fjalë

Postuar në 22 Qershor, 2012 01:31

Në Panairin e Organizuar dje nga ambasada Amerikane në Tiranë me moton “Vepro tani” Forumi për Trashëgimninë dhe një grup organizatash joqeveritare që merren drejtpërsëdrejti me mjedisin kishin ngritur stendat e tyre. Ata ftonin të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë për shpëtimin e parkut të liqenit. Stendat tërhoqën vëmendjen e ambasadorit amerikan, i cili është afruar dhe u ka kërkuar më shumë informacione rreth kësaj nisme.

Veprimtarët e Vetvendosjes shenjestrojnë me domate zyrtarët e BE-së

Postuar në 21 Qershor, 2012 15:39

Sot, veprimtarë të Vetvendosjes kanë qëlluar me domate anëtarët e delegacionit të BE-së, që ishin në Prishtinë, gjë që ishte krejt e papritur për këta të fundit. Pamjet filmike i treguan duke dalë nga zyrat e qeverisë së Kosovës, dhe teksa zbrisnin shkallët u ndodhën “nën agresionin” e domateve që hidheshin nga përtej gardhit rrethues prej djemsh të rinj të lëvizjes Vetvendosja në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit që mbahet lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Largohet Elisa Spiropali nga Asambleja e FRESSH-it

Postuar në 21 Qershor, 2012 15:06

Ka nisur me incident mbledhja e Asamblesë se Fressh-it. Kryetarja e sapozgjedhur Elisa Spiropali është larguar para fillimit te mbledhjes pasi sipas saj listat e asamblesë janë ndërruar nga sekretariati për rininë ne kundërshtim me statutin. Se bashku me kryetaren e Fressh-it janë larguar edhe mbështetësit e saj ne këtë forum. Mbledhja ka filluar me një ore vonesë dhe Edi Rama ka preferuar te mos e përmendë para medias largimin e kryetares se Fressh-it. Elisa Sipropali u zgjodh ne krye te Fressh-it me 47% të votave ne 12 qershor.

Vizion Plus

Kriza, bien të ardhurat

Postuar në 21 Qershor, 2012 12:37

Shifrat tregojnë se rënia ka ardhur e gjitha nga taksat që mbledhin tatimet dhe doganat, duke paralajmëruar se pas një fillimviti të vështirë ekonomia mund të ketë ngadalësuar edhe më shumë ritmet. Si pesëmujor të ardhurat e buxhetit janë rreth 88 milionë dollarë më të ulta se plani, duke e bërë të vështirë financimin e shpenzimeve të qeverisë dhe mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor.

Kutallia është Kutalli, e Lazarati është Lazarat

Postuar në 21 Qershor, 2012 11:04

Genci Kojdheli ka shkruar një shkrim për shqiptaren.com, ku evidenton qysh në fillim një kontrast të çuditshëm. “Dje policia e Beratit prangosi kryeplakun e fshatit Rërëz dhe nisi ndjekjen penale për kryekomunarin e Kutallisë, pasi në territorin e komunës u gjetën 170 rrënjë kanabis.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme