Standardi i bashkisë për ‘transparencën e qeverisjes’

Postuar në 22 Qershor, 2012 07:04

Ka tri ditë që të përditshmet kanë dhënë lajmin se Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rreth-rrotullimit (‘kulaç’, i thonë në zonën Fier-Vlorë) në rrugën e Durrësit që të nxjerr në superstradë, pranë doganës, aty ku nis Unaza e re që të çon tek pallati me shigjeta. Tek-tuk ky lajm është dhënë dhe me pak pompë. E dini më të bukurën? Rreth-rrotullimi thjesht është rrethuar me një gardh të shëmtuar, por aty nuk ka asnjë punëtor, asnjë vegël, asnjë mjet, asnjë eskavator. E megjithatë, lajmi është dhënë, s’ka gjë se në këtë mes nuk ka asnjë lajm. Është dhënë nën kujdesin e posaçëm të Lulzim Bashës.

Ky i fundit këtë zanat ka: na informon për gjëra që s’na duhen, dhe na fsheh gjërat që duam të dimë. Ja, lidhur me prerjen e pemëve të Parkut për të hapur ca më shumë rrugën e Elbasanit nuk thotë asgjë. Ai lajm u mor vesh nga të tjerët, jo nga bashkia. Bashkia heshti dhe më pas, kur gazetarë, intelektualë, njerëz të tjerë të politikës e të shoqërisë civile, i kërkuan të japë shpjegime mbi atë që po ndodh atje, të nxjerrë në shesh projektin që ekziston, vendimin që është marrë, të na tregojë kush e ka marrë, dhe a e ka marrë në përputhje me ligjet. Jo, as që bëhet fjalë. Lulzim Basha e ka gojën të qepur.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Lulezimi e ka qepur gojen, po ju c'beni? Ai paguhet me taksat tuaja, me leket tuaja dhe i vetmi reagim qe beni ju ketu eshte te beni thashetheme tek Respublica dhe te pickoni te huajin kur ai ju thote "Vepro tani!". Leket e taksave ua vjedhin, pasurine e perbashket gjithashtu dhe ju vini dhe beni llogje ketu e merreni me anonimet e internetit ne vend qe te shkoni e t'i rrini mu tek dera e bashkise Lulit e mos ta lini te dale nga zyra pa ju dhene pergjigje. Mire t'ua bejne se ju prisni te vijne alienet nga qielli qe t'i ndyjne duart per ju, ose pabuksat qe nxirrni ne rruge qe te vriten per egot tuaja te medha!

Submitted by moralisti (not verified) on

Shkerdhate!

Submitted by Anonim (not verified) on

Po gojen ta qepi se ai eshte idjot, po mos o zot e qep b......se si do ja bejme Saliut pastaj...

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Basha, na detyroheni një shpjegim publik!

Zoti Basha: Çfarë po ndodh tek rruga e Elbasanit. Prej ditësh aty punojnë buldozerët duke ngrënë territorin përreth rrugës. Askund nuk ka një lajmërim për atë se çfarë do finalizohet kur buldozerët të jenë larguar. Askush nuk duket të dijë gjë, madje as ju. Ka ditë që artikuj të autorëve të ndryshëm përpiqen të ngrenë alarmin e të japin edhe ndonjë informacion. Por, në fund, të gjithë konkludojnë se ky informacion mungon. Në vend të tij serviret një tymnajë spekulimesh, që ju si kryetar bashkie, apo institucioni që ju përfaqësoni nuk i kanë përgënjështruar. Disa prej këtyre spekulimeve janë të tilla, që meritojnë domosdoshmërisht të përgënjështrohen. Psh, që rruga po zgjerohet për interesat apo kapriçot jo të qytetarit por të një klientele të ngushtë të z. Basha. Madje, thonë se kjo klientelë ju shërben dhe shërbehet nga të gjitha ngjyrat e spektrit politik, e prandaj asnjë forcë politike, përfshirë edhe lëvizje populiste të ngritura mbi nocionin atdhe e matrapaz, as nuk kanë cicëruar e as nuk kanë pëshpëritur qoftë edhe një ankesë, Imagjinojeni: Rruga e Elbasanit është një rrugë tejet e populluar, mendoni vetëm studentët që kalojnë aty përditë - e prapë deputetët dhe politikanët e të gjitha ngjyrave "nuk kanë dëgjuar e as parë" punimet që kanë filluar aty; buldozerët kane filluar të kafshojnë territoret pranë presidencës dhe presidenti nuk ka parë gjë (të paktën nuk ka thënë asgjë në publik, njësoj si politikanët); buldozerët po kafshojnë edhe nga varrezat e dëshmorëve dhe prapë askush nuk ka parë gjë.

Ju zoti Basha jeni shërbëtor i sovranit popull, paguheni nga lekët e tij - dhe ky është një popull tejet i varfër dhe tejet bujar, zoti Basha, teksa ju mundëson ju të paguheni shumëfish të mesatares së rrogës së tij - dhe të menaxhoni lekët e tij por edhe pasurinë e tij, hapësiren tonë të përbashkët. Si po i menaxhoni ju këto leke, Zoti Basha, tek Rruga e Elbasanit? Si po e menaxhoni ju pasurinë e tij tek Rruga e Elbasanit? Si po e menaxhoni ju hapësiren tonë të përbashkët? Heshjte!

Përse heshtni? Përse ia fshihni qytetarit për të cilin ju punoni dhe interesat e të cilit ju jeni i detyruar, nga funksioni, të mbroni projektet që po zbatoni? Përse punoni në të fshehtë? Përse e vini qytetarin përpara faktit të kryer? A duhet të mendojmë se jeni duke abuzuar me detyrën që ju kemi ngarkuar, me besimin që ju kemi dhënë nëpërmjet votës? Apo duhet të mendojmë se ju abuzuat demokracine për t'u shndërruar në një autoritet absolut që del mbi sovranin dhe vendos i vetëm mbi fatet tona, si dikur në epokën që lamë pas?

Zoti Basha, çfarë po ndodh te Rruga e Elbasanit, me pronën tonë dhe me lekët tona? Ju na detyroheni transparencë në shpjegimin se si është proceduar për këtë projekt në të gjitha hallkat administrative. Ju na detyroheni një shpjegim për pyetjen se përse ky projet nuk është shpallur dhe bërë publik, sipas rregullave të shtetit shqiptar; përse projekti është bërë fakt i kryer përpara se ai të komunikohej në publik?

Zoti Basha, ju na detyroheni një shpjegim publik!

Submitted by Olti (not verified) on

Anonim, tek rruga e Elbasanit ka filluar baterdia por baterdia do mbaroje kur Ne ate rruge do levizin makinat lirisht me shpejtesi e do te Marrin jete njerezish me poshte ku eshte zone e mbipopulluar!
Edvinin te Majtet e Lsi dhe Nanos, si dhe Berishianet e qeruan se u be garip dhe nuk pranoji levizjet e metejshme! Tani e kuptova Pse e quanin diltator se nuk leshonte leje sa duhet! Luli eshte Sala, dhe eshte dhene urdher qe keshtu do behet! Thirrja juaj duhet te jete per Salen sepse Luli eshte thjesht pravazi

Submitted by Alban (not verified) on

bashki plere, kryetar plere, qeveri plere, opozite plere.....(shoqeri, qytetari) edhe me plere

prodhojne keto lloj plerash te sipercituara...........

Submitted by Alban (not verified) on

Kur shikon keto plera qe na qeverisin dhe plerat e tjere qe pretendojne ti zevendesojne (opozita).

Me vjen ti "mallkoj" rilindasit qe bene te mundur pavaresine e ketij plere shteti.

Submitted by Eno (not verified) on

Po do behet rruga more idiote. Po pse per cdo centimeter doni komunikime ju more legena. Ne vend qe te gezoni per rruget qe po behen , qani per pemet e kalbura nga shurra. Ju qe qelloni bashkeqytetaret tuaj nga ballkoni me lekura shalqiri kokes. Shkoni mo shihni harten e re te rruges Tirane - Elbasan me 6 korsi dhe pastaj flisni. Apo nuk ju intereson kjo juve? Eshte me mire keshtu thoni ju me katunare e Maloke Tirana se sa me Qytetare Nga Elbasani. Falenderoni zotin qe po vjen kjo dite qe se shpejti Tiranes do ti Shtohet nje qytet me kulture europiane, mos u merrni me peme me lope me derra me ara te mbjellura me presh etj etj. Gezojuni faktit qe veres qe vjen do hypni atubusit ke sahati ne tirane e do zbrisni ke sahati ne elbasan.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.