Prishja e Parkut të Liqenit: Arvizu mbetet pa fjalë

Në Panairin e Organizuar dje nga ambasada Amerikane në Tiranë me moton “Vepro tani” Forumi për Trashëgimninë dhe një grup organizatash joqeveritare që merren drejtpërsëdrejti me mjedisin kishin ngritur stendat e tyre. Ata ftonin të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë për shpëtimin e parkut të liqenit. Stendat tërhoqën vëmendjen e ambasadorit amerikan, i cili është afruar dhe u ka kërkuar më shumë informacione rreth kësaj nisme.
"Ajo që ne duam, është që zëri ynë të dëgjohet. Nuk mund ta kuptojmë realisht se çfarë po ndodh në Parkun e Liqenit. Kemi dërguar shkresa dhe kërkesa në bashki, kemi dërguar shkresa në ministrinë e Mjedisit, kemi reaguar me shkrime të shumta në media për të pasur një ndërgjegjësim dhe reagim të strukturave shtetërore. Asgjë nuk ka ndodhur. Ajo që ne po bëjmë është që nesër të mblidhemi në një protestë dhe në këtë mënyrë të mund të zgjojmë disi vëmendjen për këtë katrahurë që ka ndodhur në Parkun e Liqenit artificial dhe askush nuk mban përgjegjësi" tha për ambasadorin amerikan Arvizu, duke dhënë sqarimet Artan Lame, anëtar i Forumit të Trashëgimnisë.
Ndërkohë që Artan Shkreli, kryetar i Shoqatës së Arkitektëve, i bëri disa sqarime të hollësishme për atë që ka ndodhur vetëm pak metra larg zyrës së tij në rrugën e Elbasanit.
"Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Ne e kuptojmë shumë mirë se rrugët duhet të bëhen. Por mendojmë se zëri jonë duhet të dëgjohet. Ajo nuk është një rrugë që fillon me gjashtë korsi, ashtu sikurse mendohet të bëhet. Nuk është as një rrugë që do të mbarojë me gjashtë korsi. Ndërkohë e dimë shumë mirë se rruga mund ti shërbejë ndonjë qendre tregtare apo ndonjë zone vilash që janë duke u bërë aty, por kjo nuk mund të prekë në asnjë rast parkun. Kemi marrë vesh se mund të preket edhe muri rrethues i Pallatit të Brigadave. Por ai është një monument kulture. Ka ligje për mënyrën sesi mund të veprohet me këto objekte, askush nuk mund ta legjitimojë këtë nismë" tha Shkreli.
Xhemal Mato shkon edhe më tej. "Kemi kërkuar shumë informacione, për të ditur dhe për të marrë vesh për projektin. Kemi kërkuar ta shohim si projekt madje kemi shkuar deri te ministria e Mjedisit dhe kemi kërkuar dokumentin se me ç'leje mjedisore po ngrihet ky projekt. Nuk kemi asnjë përgjigje zoti ambasador" tha Xhemal Mato.
Anila Basha, drejtoresha e shqiptarja.com dhe anëtare e Forumit, i bëri prezent ambasadorit shqetësimin se Bashkia e Tiranës nuk ka kthyer asnjë përgjigje zyrtare, duke filluar që nga projekt për zgjerimin e rrugës, ashtu edhe dosjen dhe procedurat sesi u bë tenderi, transparenca për dhënien e fondeve, cilat janë firmat që po e bëjnë këtë projekt dhe vlera e tij. "Ne zoti ambasador si media kemi reaguar, pra jemi brenda projektit Vepro Tani! Por deri tani, askush nga institucionet nuk ka pasur asnjë lloj reagimi" tha Anila Basha.
I gjendur përballë Forumit, vetë ambasadori theksoi edhe njëherë atë që duhet të zgjohet tek qytetarët për reagimin publik. Sa për projektin e Bashkisë së Tiranës, edhe vetë ambasadori mbeti pa fjalë.
Marre nga Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
Comments
"Zgjimi Publik" bahet kur ka

"Zgjimi Publik" bahet kur ka publik.

Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë,

Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, se na u tha buza o njerez, o dollap. Kemi 20 vjet qe vazhdon legjenda e ujit. Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë ne kete zheg vape

Arvizu, po te kishte pare

Arvizu, po te kishte pare prerjen e qindra hektarve pisha ne Golem kur qeveriste Artan Lame e Artan Shkreli, nuk do te kishte mbetur pa fjale, por pa mend. Ata te dy zoterinjte e "forumit", nuk kane lene gje pa shkaterruar sa qene ne pushtet ,sot, po na bejne te ndershmrin e gjithe dynjase.

Mire bejne qe dalin se eshte nje gje vertete per te protestuar por si nuk dhane llogari per shkaterrimet qe bene vete ata ne pushtet. Kjo eshte nje shenje e qarte e degjenerimit te pushtetit te Sali Berishes qe ka ca ministra thellesisht te paafte qe jo vetem nuk bejne nje pune per te qene por as te analizojne e te kerkojne denimin e shkaterrimve kolosale qe keta surreter i kane sjedhur natyres shqiptare dhe trashegimise kulturore. Parku i madh i Lures u shkaterrua ne kohen e pushtetit te Lames & co, Golemi po ashtu, pa permendur degjenerimin e kalave ne klube e kotecë per pulat.

Hajde shtet qe kemi hajde.

Hajde shtet qe kemi hajde. Eshte bo ambasadori si zyre ankesash.

Add new comment