Sot në orën 20.45 është ndeshja Greqi-Gjermani; por është më shumë se një ndeshje

Sonte në mbrëmje, në orën 20.45, do të jetë ndeshja e futbollit midis Gjermanisë e Greqisë. Duket si për të qeshur, por ndeshja ka marrë konotacione të tjera, që burojnë prej krizës ekonomike. Në këtë situatë të krizës, në Gjermani grekët janë parë e shihen si xanxarë, apo më keq akoma, si “dhitë e zgjebosura me bishtin përpjetë”. Ndërsa vetë grekët janë të bindur se gjermanët, jo vetëm s’janë pa faj në këtë krizë që i ka pllakosur, por edhe po sillen pa pikë respekti me ta.
Duket sikur ndeshja e futbollit ka ardhur si me porosi në këtë klimë karfosjeje. Grekët “e dobët, të nëpërkëmbur, të fyer” duan të marrin hak ngaj gjermanëve “prepotentë”. Periferia kundër qendrës. Dobësia kundër fuqisë. I vogli kundër të madhit. Skuadra e parëndësishme kundër skuadrës fituese par excellence.
Re.Pu.
Comments
Ka pasur zera ne forume

Ka pasur zera ne forume sportive se Platini este pare me presidentin e Federates Ruse te Futbolit para takimit Rusi Greqi. Dmth aludohet se eshte lene qellimish qe Greqia te dale ne cerekfinale. Edhe trajneri ADVOKAT ka thene gjera qe lene hije dyshimi per ndeshjen e rusve. Eshte injorom per futbollin te dale Greqia ne 8she. Edhe sporti po behet manivele e politikes. Turp.

Ne maj 2010, Presidenti i

Ne maj 2010, Presidenti i Federates Angleze, u detyrua te jape doreheqejen pasi deklaroi se Boterorin e fiton Spanja, sic edhe ndodhi me pas.
Futbolli i ndershem ka marre fund me kohe, vendos politika si perhere, FIFA e UEFA, por tani edhe miliardat e basteve.

Forca Greqia - tregojuni

Forca Greqia - tregojuni Gjermanve cdo te thote te jesh Ballkanas !

Ne fund te fundit ta morrin vesh se skon per ti marr kurr mbrapsh leket qe ju dhane borxh !!!!

Add new comment