LSI rindan tortën...

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë disa vendime të rëndësishme, duke bërë ndryshime në postet e ministrave që mban kjo parti në qeveri. Kryetari i LSI, Ilir Meta, i bëri të ditura sot në mbëmje këto ndryshime në një konferencë për shtyp. Ai tha se Petrit Vasili (në foto me Metën) ka vendosur që të japë dorëheqje dhe në vend të tij do të shkojë Vangjel Tavo, një person që e kishte synuar këtë post prej kohësh. Ndërkohë, kryesia e LSI ka vendosur që të largojë nga detyra e ministrit Nasip Naçon. Në vend të tij pritet të shkojë Edmond Haxhinasto, i cili do mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit. Postin e lënë bosh nga Haxhinasto do e zërë Edmond Panariti, nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, Ilir Meta bëri me dije se do të (ri)garojë për postin e kryetarit të LSI në fund të shtatorit. (A.N.)
Comments
mire ka vepruar
<p><strong>mire ka vepruar</strong></p>
Add new comment