Arkiv-Lajme të përditësuara
Kundërshtuan patrullën e policisë. 3 persona në pranga, 2 në kërkim
3 persona janë arrestuar nga policia ndërsa kanë kundërshtuar patrullën.
Në pranga të efektivëve të Sarandës kanë përfunduar, Ermir Vejzati, Paolo Tepelena dhe Petrit Gjoka.
Policia e qytetit bregdetar njofton gjithashtu se dy persona janë shpallur në kërkim: Benard Bajramin dhe Aleksandër Gjoka.
Tiranë/ Zjarr tek “kullat binjake", shpërthen kaldaja e një apartamenti
Një zjarr njoftohet të ketë rënë tek kullat përballë “Piramidës” në qendër të kryeqytetit. Shkak ka qenë kaldaja e një apartamenti e cila ka marrë flakë .Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë policia ka evakuuar njerëzit nga godinat e dy kullave. Fatmirësisht nga rënia e zjarrit nuk ka persona të lënduar.
Atentat 48 vjeçarit te Unaza e Re. Pranga njërit prej atentatorëve
TIRANE - Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 48 vjeçar është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në zonën e Unazës së Re, ku i plagosur rëndë ka mbetur Krenar Hasanaliaj 48 vjeç, banues në Vlorë.
Mësohet se dy autorë, të cilët po lëviznin me motor kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri pistoletë dhe pa silenciator në drejtim të Hasanaliajt.
Detaje të reja të çiftit të përdhunuar në Seman: Agresorët, era bagëti!
FIER - Detaje te reja kanë dalë nga Prokuroria e Fierit lidhur me ngjarjen e Semanit në Fier, ku një çift u dhunua seksualisht nga dy agresorë.
Sipas denoncuesve ka qenë mesditë kur çifti i të fejuarve ka shkuar në pyllin e Semanit për një shëtitje. Teksa ndodheshin vetëm në pyll, dy të rinj të armatosur e të maskuar janë drejtuar për tek vendi ku ndodhej 27 vjeçari me të fejuarën e tij.
Vlorë, shpërthehet me eksploziv një makinë në zonën e Skelës
Një automjet tip Peugeot është shpërthyer me eksploziv në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 në zonën e Skelës. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur. Policia e qytetit bregdetar është nisur drejt vendit të ngjarjes.
'Lazarati', Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 18 kultivuesve të drogës
Dosja e 18 personave të arrestuar gjatë aksionit të policisë në Lazarat ka përfunduar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e këtyre personave të arrestuar, të cilët akuzohen për prodhim, shitje, kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë dërguar për gjykim disa ditë më parë.
Rritet çmimi i ujit? Dervishi: Po shqyrtojmë kërkesat e 10 kompanive
TIRANE - Shoqëritë e Ujesjellës Kanalizimeve kanë kërkuar rritjen e çmimit të ujit. Këtë deklaroi kreu i Entit Regullator të Ujit, Avni Dervishi në prezantimin e raportit të performacës së shoqerive të ujit për vitin 2013.
Lidhje e jashtëligjshme në Klubin Vllaznia, shoqërohet administratori
SHKODER - Policia e Shkodrës në aksionin e saj kundër prerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike shoqëroi administratorin e klubit të futbollit “Vllaznia”.
Neritan Kalamishi u shoqërua për vjedhje energjie, pasi në fushën e sportit ku bën stërvitjen klubi Vllaznia u gjet një lidhje e paligjshme energjie.
Gruaja e Elton Deliut kërkon heqjen e sekuestros për pronat
Ada Musaraj, gruaja e Elton Deliut të vrarë disa vite më parë brenda në ambjentet e shtëpisë së tij, i është drejtuar me një kërkesë penale gjykatës së Tiranës ku kërkon heqjen e masës së sekuestros për disa pasuri të ngrira nga prokuroria e Tiranës.
Bëhet fjalë për disa llogari bankare me shuma të konsiderueshme financiare, që janë sekuestruar nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë.
Masa e sekuestros ka shkuar në një periudhë një vjeçare për shkak të veprimeve Hetimore që prokuroria po kryen për pastrim parash ndaj disa personave.
Vjedhja e energjisë, vijon aksioni në ditën III, prangosen abuzuesit
Për të tretën ditë në gjithë vendin vazhdon aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit për vjedhësit e energjisë elektrike. Arrestime të shumta ka pasur në disa qytete, ndërsa në pranga, veç biznesmenëve e familjarëve, kanë përfunduar edhe disa elektriçistë që ishin punonjës të kompanisë së shpërndarjes. Denimi per personat qe vjedhin energjine arrin deri ne 3 vjet burg, ndersa per bashkepunetoret deri ne 5.