Lidhje e jashtëligjshme në Klubin Vllaznia, shoqërohet administratori

SHKODER - Policia e Shkodrës në aksionin e saj kundër prerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike shoqëroi administratorin e klubit të futbollit “Vllaznia”.
Neritan Kalamishi u shoqërua për vjedhje energjie, pasi në fushën e sportit ku bën stërvitjen klubi Vllaznia u gjet një lidhje e paligjshme energjie.
Kjo është dita e tretë e aksionit të OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të evidentuar dhe ndërprerë lidhjet e jashtëligjshme të energjisë. Dënimi maksimal për personat që kanë shfrytëzuar lidhjet e paligjshme është 3 vjet, ndërsa për bashkëpunëtorët, siç mund të jenë elektricistët që bëjnë ndërhyrjen në sistemin e shpërndarjes, dënimi është me 5 vjet burg.
Add new comment