Detaje të reja të çiftit të përdhunuar në Seman: Agresorët, era bagëti!

Postuar në 30 Tetor, 2014 14:59

FIER - Detaje te reja kanë dalë nga Prokuroria e Fierit lidhur me ngjarjen e Semanit në Fier, ku një çift u dhunua seksualisht nga dy agresorë.

Sipas denoncuesve ka qenë mesditë kur çifti i të fejuarve ka shkuar në pyllin e Semanit për një shëtitje. Teksa ndodheshin vetëm në pyll, dy të rinj të armatosur e të maskuar janë drejtuar për tek vendi ku ndodhej 27 vjeçari me të fejuarën e tij.

Teksa këto të fundit ndodheshin gjysmë të zhveshur, agresorët nën kërcënimin e armëve të zjarrit i kanë kërkuar të zhvishen. Tentativa e djalit për të bërë rezistencë ka rezultuar e kotë, teksa është neutralizuar menjëherë. Më pas agresorët kanë lidhur çiftin dhe kanë përdhunuar të renë.

Ndërkohë dhunës seksuale nuk i ka shpëtuar as 27 vjeçari, ndërsa dhunuesit pasi kanë finalizuar agresionin e tyre janë larguar duke e lënë çiftin të lidhur në pemë.

Dhunuesit ndërkaq i kanë marrë çiftit edhe sendet me vlerë, përfshirë edhe telefonat për të mos ju dhënë këtyre të fundit mundësi për të lajmëruar njeri. Më pas ata janë larguar në drejtim të paditur, teksa çifti i të rinjve me mjete rrethanore ka mundur të zgjidhet nga litarët. Ata kanë marrë disa qese me të cilat janë mbuluar provizorisht, ndërsa në gjendje të tillë kanë shkuar në postën e Semanit.

Para efektivëve të policisë ata kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë, ndërsa detaji që mund të ndihmojë policinë për zbardhjen e kësaj ngjarje është dhënë nga 20 vjeçarja që ra pre e përdhunimit.

Ajo rrëfeu para uniformave të policisë së agresorëve u vinte era e ngjashme me të të bagëtive, ose më saktë dhive. Ky informacion e ngushton rrezen e të dyshuarve si autorë të kësaj ngjarjeje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.