Vjedhja e energjisë, vijon aksioni në ditën III, prangosen abuzuesit

Postuar në 30 Tetor, 2014 06:54

Për të tretën ditë në gjithë vendin vazhdon aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit për vjedhësit e energjisë elektrike. Arrestime të shumta ka pasur në disa qytete, ndërsa në pranga, veç biznesmenëve e familjarëve, kanë përfunduar edhe disa elektriçistë që ishin punonjës të kompanisë së shpërndarjes. Denimi per personat qe vjedhin energjine arrin deri ne 3 vjet burg, ndersa per bashkepunetoret deri ne 5.

Në Tropojë efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë tre elektriçsitë. Bilbil Hykaj 30 vjeç, banues në Tropojë; Enea Madani 23 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit dhe Shaqir Lumnica 42 vjeç 42, banues në qytetin e Bajram Currit  dyshohet se ne bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë përpiluar proçesverbale për ndërprerjen e energjisë elektrike në mënyrë fiktive për abonentin me inicialet F. Gj, ku gjatë konstatimit të bërë nga strukturat e policisë së D.P.Q Kukës, ka rezultuar se në lokalin e këtij shtetasi nuk ishte ndërprerë energjia elektrike.

Në Gjirokastër 4 persona kanë përfunduar në pranga për vjedhjen e energjisë elektrike. F. Dajlani 29 vjeç, banues në fshatin Lazarat;  L. Gagani 53 vjeç, banues në Gjirokastër; T. Margariti 51 vjeç,  banues në fshatin “Jergucat” komuna “Dropulli i Sipërm” dhe  G. Saraçi 54 vjeç, banues në Gjirokastër janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrie nëpërmjet lidhjeve të paligjshme të energjisë elektike.
 
Në Korçë 5 persona knë përfunduar në pranga për vjedhjen e energjisë elektrike. 54-vjeçari Ziko Cenolli, banues në Vreshtas-Korçë është arrestuar pasi në mullirin e tij në fshatin Vreshtas, u kap në flagrancë pasi kishte rilidhur linjën për të vjedhur energjinë elektrike, të cilën ja kishin ndërprerë për mos pagim të detyrimeve financiare.
Kostika Xega, 27 vjeç, banues në fshatin Mborje-Korçë u arrestua pasi në afërsi të fshatit Qatrom, në ambientet e një stalle në pronësi të tij, u kap në flagrancë pasi kishte lidhur një kabëll për te vjedhur energjinë elektrike, nga transformatori tek stalla, pa u lidhur me aparatin matës.

Ilir Kolami, vjeç 50 banues në fshatin Zvezdë-Korçë është arrestuar pasi në furrën e bukës u kap në flagrancë duke rilidhur linjën për të vjedhur energjinë elektrike, të cilen ja kishin ndërprerë për mos pagim të detyrimeve financiare.

Soeld Dërsniku 29 vjeç, banues në lagjen 13 Korçë është arrestuar pasi në lokalin e tij në lagjen 17, u kap në flagrancë, pasi kishte rilidhur linjën për të vjedhur energjinë elektrike, të cilën ja kishin ndërprerë për mos pagim të detyrimeve financiare.

55-vjeçarja  Gj.M, banuese në lagjen 2 Korçë është arrestuar pasi në lavazhin e saj në lagjen 10, i është ndërprerë energjia elektrike nga OSHEE, pasi dyshohet se vjedh energjinë.
 
Në Elbasan 2 persona janë arrestuar në flagrancë për vjedhjen e energjisë elektrike. 45-vjeçarja , Emanuel Hoxha, banues në lagjen “Holta” në Gramsh është arrestuar paso gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në biznesin e tij privat, Bar Kafe e lavazh, në aparatin matës të energjisë elektrike në kundërshtim me ligjin, kishte bërë ndërhyrje të paligjshme. Estref Kola, 43 vjeç, banues në fshatin Grykësh në Peqin është arrestuar pasi gjate një kontrolli të ushtruar në biznesin e tij privat, furre buke, në fshatin Pajovë, në aparatin matës të energjisë elektrike në kundërshtim me ligjin, kishte bërë ndërhyrje të paligjshme.

Në Kukës, 2 persona janë arrestuar për vjedhjen e energjisë elektrike. Selim Axhami, 33 vjeç, është arrestuar pasi në Lagjen nr. 6 të qytetit Kukës në lokalin Bar-kafe, të cilin ky shtetas e kishte me qera, nga grupi i kontrollit OSHEE është kapur në flagrance duke vjedhur energji elektrike me lidhje të paligjshme.

54-vjeçari B. Kastrati, banues në zonën Industriale të qytetit Kukës është arrestuar pasi nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e OSHEE është konstatuar se në banesën e tij në lagjen “Zona Industriale” ka vjedhur energjinë elektrike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.