Arkiv-Lajme të përditësuara

Durrës, katër nxënës shkollash plagosen nga përleshja me thika.

Postuar në 03 Mars, 2014 07:51

Katër te rinj kanë mbetur të plagosur sot ne Durrës pas një përleshje me thika mes tyre.

Policia e Durrësit ka thënë se të plagosurit janë nxënës të shkollave të mesme.Sipas njoftimeve të fundit, tre prej të plagosurve janë jashtë rrezikut, njëri në gjëndje të rëndë.

Perleshja mes te rinjve ka ndodhur prane stadiumit te Qytetit të Durrësit për motive ende te paqarta.
Policia deklaroi se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per krimin.

Super operacioni i policisë së Fierit, shkatërrohet banda e vjedhjeve, 13 persona në pranga.

Postuar në 03 Mars, 2014 06:15

Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë  e Forcës së Posacme Operacionale dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier pas një hetimi 4 mujor, finalizoi me sukses operacionin e koduar “MBROSTAR 2014”, ku u bë e mundur zbulimi i një grupi të strukturuar kriminal të perfshirë në disa vepra të rënda penale të kryera në rrethet Fier, Lushnje, Berat, Vlorë, Elbasan.

Greqia mbështet Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat në qershor

Postuar në 03 Mars, 2014 06:03

Në kuadër të një vizite dy ditore të zhvilluar në Greqi, zv.Ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti ka marrë garancinë e shtetit grek për mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet për marrjen e statusit kandidat në muajn qershor.

Gjatë vizitës në Athinë,  Ifti është takuar me Zv.Kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Joanis Tragakis, i cili edhe si antar i globit për mjedisin ka ofruar bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij në të gjitha fushat dhe projektet e përbashkëta që kanë të bëjnë me mjedisin.

21-vjeçari shqiptar grabiti 4 kisha në Greqi, arrestohet teksa hynte në Shqipëri.

Postuar në 03 Mars, 2014 05:54

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke sot pasi kishte grabitur disa kisha.

Sipas policisë greke i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur pas grabitjeve kishte tentuar të kalonte kufirin i armatosur.

Ndalimi i tij është bërë teksa tentonte të hynte në Shqipëri, pasi kishte kaluar kufirin Gjirokastër-Janinë.

Sipas policisë greke, i riu shqiptar është autor i grabitjes së 4 kishave në Pogon të Sipërm.

Obama-Cameron: Rusia do të ketë pasoja të mëdha nëse s`tërhiqet nga Ukraina.

Postuar në 03 Mars, 2014 02:37

Kryeministri Britanik David Cameron dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë paralajmëruar se Rusia do të përballet me “shpenzime të mëdha” në qoftë se ajo nuk do të tërheqë trupat nga Ukraina, sonte. 
Kryeministri britanik tha se foli Presidentit të SHBA në telefon rreth orës 21:00 këtë mbrëmje (e dielë) dhe ata ranë dakord e ndanë të njëjtin mendim se pushtimi i një baze ushtarake nga ana e Rusisë është i papranueshëm.
Një zëdhënës i Dovvning Street tha: “Kryeministri Cameron dhe Presidenti Obama folën në ora 9 sonte.

Filmi “Graviteti” fiton më së shumti çmime “Oscar”

Postuar në 03 Mars, 2014 02:32

Filmi ‘thriller’ “Graviteti” ka fituar numrin më të madh të çmimeve Oskar, ndërsa drama historike “12 vjet skllav” është shpallur realizimi më i mirë.

“Graviteti”, ashtu siç edhe është pritur, ka fituar çmime për efektet vizuele, montazhin, përzierjen e zërit dhe kamerës, si dhe për muzikën më të mirë orgjinale.

Ceremonia e 86-të e dhënies së çmimeve Oskar është mbajtur në teatrin Double në Hollivud të Shteteve të Bashkuara.

Regjisori më i mirë është shpallur Alfonso Cuaron, i filmit Graviteti, ndërsa aktorët më të mirë Cate Blanchett dhe Matthew McConaughey.

Gjirokastër, bllokohen 450 kilogramë drogë, arrestohet transportuesi.

Postuar në 03 Mars, 2014 02:26

Një sasi e konsiderueshme droge është bllokuar sot nga Policia e Gjirokastrës. Kjo e fundit finalizoi operacionin e koduar “Range”, duke bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Kufoma në valixhe, dy djemtë vranë shqiptarin në Gjermani.

Postuar në 02 Mars, 2014 16:24

Policia gjermane ka zbardhur vrasjen misterioze të një 46-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në një valixhe në Sinstort. Sipas mediave, dy djemtë e tij janë të dyshuarit kryesor për vrasjen.
Djali i vogël 20 vjeç, Adnan Zeqiri është shoqëruar në polici, ndërsa djali i madh 26 vjeç, Fatmir Zeqiri nuk ndodhet në Gjermani.Historia e trishtë e një familjeje shqiptare nga Maqedonia, e cila jetonte në Gjermani ka tërhequr vëmendjen e medias.

Vdesin babë e bir, shkon në dy numri i viktimave në aksidentin e Saukut.

Postuar në 02 Mars, 2014 13:50

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur pesë ditë më parë në Tiranë. Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në spitalin e traumës 10 vjeçari i cili u aksidentua bashkë me babain e tij në zonën e Saukut.
Babai i të miturit ndërroi jetë menjëherë pas aksidentin, pak orë pasi u dërgua në spital. 46-vjeçari Bujar Brahja mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë. Policia ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta dhe djali i tij me iniciale S.B.

Zbulohet punishtja e heroinës në Fier, katër në pranga.

Postuar në 02 Mars, 2014 13:15

Policia ka njoftuar sot se ka zbuluar një punishte heroine në Fier. Sipas të dhënave nga policia, dy kilogramë heroinë u sekuestruan në këtë qytet, pasi forcat e rendit zbuluan një punishte që shërbente për përpunimin e drogës.

Policia e Shtetit informoi se gjithashtu ka arrestuar katër persona të përfshirë në këtë trafik.
Së fundmi, në vend janë bërë të zakonshme sekuestrimet e sasive të mëdha të hashashit, megjithatë, zbulimi i kësaj punishteje të heroinës shfaq një anë të panjohur mirë të këtij trafiku në shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara