Gjirokastër, bllokohen 450 kilogramë drogë, arrestohet transportuesi.

Një sasi e konsiderueshme droge është bllokuar sot nga Policia e Gjirokastrës. Kjo e fundit finalizoi operacionin e koduar “Range”, duke bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Aksioni i policisë është kryer mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Subash, ku policia gjeti në një makinë tip “Benz”, rreth 450 kg marijuanë dhe arrestoi në flagrancë dy persona, të cilët po transportonin lëndën narkotike që dyshohet se është blerë në Lazarat.
Gjatë aksionit mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Mirjan Muhametaj dhe 23-vjeçarja G.Fezaj.
Policia tha se po punon për të zbuluar destinacionin e drogës dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Add new comment