Zbulohet punishtja e heroinës në Fier, katër në pranga.

Policia ka njoftuar sot se ka zbuluar një punishte heroine në Fier. Sipas të dhënave nga policia, dy kilogramë heroinë u sekuestruan në këtë qytet, pasi forcat e rendit zbuluan një punishte që shërbente për përpunimin e drogës.
Policia e Shtetit informoi se gjithashtu ka arrestuar katër persona të përfshirë në këtë trafik.
Së fundmi, në vend janë bërë të zakonshme sekuestrimet e sasive të mëdha të hashashit, megjithatë, zbulimi i kësaj punishteje të heroinës shfaq një anë të panjohur mirë të këtij trafiku në shqipëri.
Add new comment