Vdesin babë e bir, shkon në dy numri i viktimave në aksidentin e Saukut.

Postuar në 02 Mars, 2014 13:50

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur pesë ditë më parë në Tiranë. Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në spitalin e traumës 10 vjeçari i cili u aksidentua bashkë me babain e tij në zonën e Saukut.
Babai i të miturit ndërroi jetë menjëherë pas aksidentin, pak orë pasi u dërgua në spital. 46-vjeçari Bujar Brahja mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë. Policia ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta dhe djali i tij me iniciale S.B.
Mjekët kanë thënë se ka qënë e pamundur të mbanin në jetë të miturin. Ai mori dëmtime të rënda nga përplasja me automjetin tip tip Benz me targë EL 9965 B.
Aksidenti ndodhi ndërsda babë e bir po kalonin rrugën e Saukut, pranë Shkollës së Policisë. Policia ka arrestuar autorin që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.