Arkiv-Lajme të përditësuara

Avokati i Popullit ka vërejtje për reformën zgjedhore.

Postuar në 02 Mars, 2014 05:35

Institucioni i Avokatit të Popullit ka kundërshtime në çështje të caktuara të reformës zgjedhore, me të cilën tashmë po merret Komisioni parlamentarpër legjislacion. Avokati i Popullit, Sami Kurteshi thotë se pragu i lartë zgjedhor për partitë dhe për kandidatët e pavarur dhe përfshirja e normës që vota e partisë t’i shkojë bartësit të listës, është kundër kushtetuese. Avokati i Popullit i ka dërguar dy rekomandime në Kuvend lidhur me këto çështje. Ai nuk e përjashton mundësinë që t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.

Mëhillaj në prokurori: Jul Sinanajn e njoh rastësisht, kishim mosmarrëveshje.

Postuar në 02 Mars, 2014 03:39

Për afro dy orë, Andon (Erjon) Mëhillaj është rrëfyer para prokurorëve për Krime të Rënda, për njohjen e tij me Julian Sinanajn, si dhe për përplasjet që ka pasur me të dyshuarin si vrasës me pagesë.Prokurorët që po hetojnë mbi aktivitetin e bandës kriminale, që dyshohet se kryente ekzekutime me pagesë nëpërmjet shpërthimit të telekomanduar, ka zbarkuar të premten në ambientet e paraburgimit “Mine Peza” (burgu 302) në Tiranë, për të marrë dëshminë e Mëhillajt, i cili dyshohet si sekser i Julian Sinanajt.

Shpërthimi në Fushë-Krujë, 42-vjeçarja: Më kanë ngacmuar shumë burra.

Postuar në 02 Mars, 2014 03:37

Një ditë pas shpërthimit me tritol në qendër të Fushë-Krujës, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona.Burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes ndaj 42-vjeçares Mimoza Isufi. Sipas policisë, dyshohet që shpërthimi me eksploziv në makinën e nënës së dy fëmijëve ka ardhur pas prishjes së një lidhjeje dashurie. Ndërkohë, Isufi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se përgjatë dy viteve të fundit, pas vdekjes së bashkëshortit të saj (ish-efektiv policie) e kanë ngacmuar dhe kërcënuar shumë burra të zonës.

Abuzonin me karburantet, arrestohen 3 persona.

Postuar në 02 Mars, 2014 03:18

Policia e kryeqytetit ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për mashtrim me karburantet. Të arrestuarit janë K. Mersinaj, E. Tauzi dhe Sh. Beliku. Arrestimi i tyre është bërë nga Task Forca, pas urdhrit të arrestit, i cili ka dalë nga gjykata. Gjithashtu,  mësohet se njëri prej tyre ishte administrator i një pike karburanti, ndërsa dy të tjerë kanë qenë menaxherë. Të arrestuarit janë shoqëruar në policinë e kryeqytetit për tu proceduar më tej për akuzat që rëndojnë mbi ta. 

Vrasja e tregtarit të luleve, dyshohet roja i bagëtive

Postuar në 02 Mars, 2014 02:27

Tregtari i luleve dyshohet se është vrarë nga roja i bagëtive dhe plantacionit të tij. Kjo është një nga pistat kryesore që po ndjek Policia e Tiranës për masakrimin për vdekje të 52-vjeçarit Lutfi Peti mëngjesin e të enjtes në zonën e “Farit” te Liqeni Artificial. Burime policore thanë se sipas dëshmive të mbledhura nga të njohur dhe familjarë, Peti ka pasur një konflikt banal me rojën e tij për 5 mijë lekë të reja që i dyshuari pretendonte se ia kishte borxh dhe nuk ia jepte.

Meta në “Jamais Vu”: Kurdo që të votohet, LSI merr më shumë se më 23 Qershor.

Postuar në 01 Mars, 2014 16:53

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për emisionin “Jamais Vu” tëMustafa Nanos në televizionin “Ora News”.

Koncepti për politikën

Ju sapo dëgjuat disa thënie të njerëzve të njohur në periudha të ndryshme historike për politikën. Kishte aty ndonjë thënie që ju pëlqeu në mënyrë të veçantë?

Zbulohet dokumenti sekret, SHISH po përgjon policinë e shtetit!

Postuar në 01 Mars, 2014 08:30

Televizioni Top Channel ka publikuar ditën e sotme disa dokumente që theksojnë se Shërbimi Informativ i Shtetit është duke përgjuar policinë dhe drejtuesit e saj të rinj.

Luanin me çifte në shtëpi, 14-vjecari vritet nga bashkëmoshatari.

Postuar në 01 Mars, 2014 07:48

Një 14 vjecar është qëlluar për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij e për pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Selenicë të Vlorës.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është E. Malaj i cili u qëllua me armë nga një bashkëmoshatar i tij.

Mësohet se autori i vrasjes F. Ademaj dhe viktima E.Malaj po luanin me armën e gjahut brenda banesës, në momentin e shkrepjes së armës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur ndërkaq hetimet, për të zbardhur detaje të tjera nga vrasja.

Protesta e furgonave, Basha: Jo politike, por për shkak të rrënimit ekonomik

Postuar në 01 Mars, 2014 07:47

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në forumin e Tiranës për lirinë ekonomike. Duke iu referuar protestës së taksive 8+1, lideri i PD-së, tha se kërcënimi ekonomik sot është fakt. Sipas Bashës ajo nuk ishte një protestë politike, por për shkak të rrënimit të tyre ekonomik.

“Kërcënimi ekonomik është fakt. Greva e furgonave ka tendencë të kthehet në lojëra fajësimi, por janë 20 mijë sipërmarrës të vegjël, mijëra të papunë. Kjo është arsyeja e revoltës që po nxit frymën e protestës. Protestuesit nuk kanë synim politik por vetjak”, tha ai

Beqaj mbledh shefat e QSUT: Kujdes me gripin, priten rastet në rritje.

Postuar në 01 Mars, 2014 07:45

Pas vdekjes së 30 vjecares shtatzënë, viktima e parë e gripit pandemic në shqipëri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbledhur ditën e shtunë në qendrën spitalore nënë tereza në tiranë komitetin ad hoc për përgjigjen ndaj gripit i përbërë nga shefat e shërbimeve në qsut dhe specialistë të shëndetit publik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara