Mëhillaj në prokurori: Jul Sinanajn e njoh rastësisht, kishim mosmarrëveshje.

Postuar në 02 Mars, 2014 03:39

Për afro dy orë, Andon (Erjon) Mëhillaj është rrëfyer para prokurorëve për Krime të Rënda, për njohjen e tij me Julian Sinanajn, si dhe për përplasjet që ka pasur me të dyshuarin si vrasës me pagesë.Prokurorët që po hetojnë mbi aktivitetin e bandës kriminale, që dyshohet se kryente ekzekutime me pagesë nëpërmjet shpërthimit të telekomanduar, ka zbarkuar të premten në ambientet e paraburgimit “Mine Peza” (burgu 302) në Tiranë, për të marrë dëshminë e Mëhillajt, i cili dyshohet si sekser i Julian Sinanajt. Burime pranë grupit të hetimit thanë se Mëhillaj, i cili dyshohet për krime të rënda, ka dhënë deklarime të lira, duke rrëfyer të gjithë jetën e tij, punët që ka kryer përgjatë viteve, vendet ku ka jetuar, mesa duket me qëllimin e vetëm që hetuesit të njihnin personalitetin e tij. Mandej, ai ka pranuar para prokurorëve, se është njohur rastësisht përmes disa të njohurve të tij me Julian Sinanajn dhe lidhja e miqësisë nuk ka zgjatur, sikurse pretendon i dyshuari për vrasje me pagesë. Mëhillaj ka treguar se me Sinanajn, së fundmi ka pasur mosmarrëveshje, të cilat në fakt nuk ka mundur t’i sqarojë deri në fund, pasi seanca e pyetjeve është ndërprerë për të rifilluar sërish gjatë javës në vijim. Duke qenë se bëhet fjalë për shumë ngjarje të rënda kriminale, në të cilat Mëhillaj ka qenë i përfshirë, direkt dhe indirekt, seancat e pyetjeve të tij duket se do të vazhdojnë gjatë, pasi ai do të rrëfehet për secilën ngjarje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.