Vrasja e tregtarit të luleve, dyshohet roja i bagëtive

Postuar në 02 Mars, 2014 02:27

Tregtari i luleve dyshohet se është vrarë nga roja i bagëtive dhe plantacionit të tij. Kjo është një nga pistat kryesore që po ndjek Policia e Tiranës për masakrimin për vdekje të 52-vjeçarit Lutfi Peti mëngjesin e të enjtes në zonën e “Farit” te Liqeni Artificial. Burime policore thanë se sipas dëshmive të mbledhura nga të njohur dhe familjarë, Peti ka pasur një konflikt banal me rojën e tij për 5 mijë lekë të reja që i dyshuari pretendonte se ia kishte borxh dhe nuk ia jepte. Kurse grindja e fundit ka ndodhur orët e para të mëngjesit në kopësht ku tregtari kultivonte lule natyrale që i shiste në dyqane. Pas grindjes në fjalë dhe përleshjes fizike, që konfirmohet nga autopsia e kryer dhe ekspertiza mjeko-ligjore, ka ardhur goditja me mjete të forta në pjesën e kokës, që i shkaktuan vdekjen. Pas krimit, viktima është futur në makinë për të humbur gjurmët dhe roja është larguar për në shtëpi. Policia tha se e ka të dyshuar, por ende nuk e ka vënë në pranga deri në daljen e analizave të plota biologjike dhe gjurmëve në vendngjarje.

 

Për më shumë http://gazetadita.al/vrasja-e-tregtarit-te-luleve-dyshohet-roja-i-bagetive/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.