Arkiv-Lajme të përditësuara
Gjirokastër, vetëvritet me armë zjarri një 37-vjeçare.
Një 37-vjeçare në Gjirokastër i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm. Ngjarja u shënua rreth orës 07:40 në fshatin Libohovë, ndërsa Albana Rustemi është vetëqëlluar me armë zjarri pistoletë në banesën e saj dhe është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, pak minua më vonë.
Fushë Kruje, hidhet në erë me tritol makina e policit të burgjeve.
Automjeti i një polici të burgut të Fushë Krujës është hedhur në erë me dinamit. Ngjarja ndodhi orëve të natës, por policia pranoi aktin vetem disa orë më pas.
Sipas policisë, makina tip “Golfi 5”, pronë e Alfred Memës, ishte parkuar para ambjenteve te burgut pranë një lokali, në kohën kur ka shpërthyer.
Policia ka bërë të ditur se k shoqëruar në polici për këtë ngjarje Jetmir Zirin 24 vjeç, djali i pronarit të lokalit pranë burgut.
Nuk dihet ende nëse ky është autori, por dyshohet se porosia për vendosjen e eksplozivit është bëre nga burgu.
I arrestuari për vrasje telefonon nga burgu: Më lironi.
I akuzuari kryesor për vrasjen e një të moshuare në fshatin Poloskë të krahinës së Devollit (Bilisht), ka telefonuar nga kabina e burgut të Drenovës duke u bërë apel publik gjykatësve përkatës, por edhe organit të akuzës.
“Testi i vdekjes”, shkenctarët zbulojnë mënyrën për ta zbuluar.
Doni të dini nëse do të vdisni apo do të jeni gjallë brenda pesë viteve të ardhshme? Shkencëtarët kanë zbuluar një ‘test vdekjeje’ që mund t’ja thotë.
Tiranë, shpërthim i fuqishëm pranë Institutit të Higjienës, plagosen 3 persona.
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 10:00 në rrugën “Pjetër Budi”, pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur brenda një lokali, ku mendohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, nga shpërthimi janë plagosur 3 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Thaçi: Veriu i vendit do të funksionojë si e gjithë Kosova.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se së shpejti veriu i vendit do të funksionojë sikurse e gjithë Kosova. Ai këtë deklaratë e ka bërë duke iu përgjigjur qytetarëve të Kosovës, përmes video-aplikacionit, “Shkruaj Thaçit”. Ai nëpërmjet këtij video-komunikimit i ka kthyer përgjigje qytetarit Fatlum Morinës, në pyetjen se: Çfarë do të bëhet në lidhje me problemin e veriut? A do të zgjidhet shpejt?
Monstra e Laprakës rezulton me devijancë seksuale.
Ardian Prrenjasi i cilësuar si monstra i Laprakës vuan nga devijanca seksuale. Ky është konklizioni që ka dalë nga eksperti psikiatër Sokol Prençi i cili ishte caktuar nga Gjykata e Tiranës për të kryer ekspertizën psikike të të pandehurit. Prrenjasi u vu në pranga në mars 2013 në shtëpinë e marrë me qira në zonën e Laprakës. Ai kishte marrë peng një fëmijë tjetër dhe kishte abuzuar me të dhe në momentin e zbulimit nga policia, Prrenjasi po kërcënonte fëmijën që të mos reagonte me qëllim që ti fshihej policisë.
Drejtuesit e furgonëve rikthejnë protestat në disa akse.
Në shumë akse rrugore në të gjithë vendin pritet që zhvillohen sot protesta të drejtuesve të taksive 8+1 ose siç njihen ndryshe furgonëve. Një protestë do të mbahet edhe në Kryeqytet përpara Ministrisë së Transporteve dhe përpara godinës së Kryeministrisë. Drejtuesit e furgonëve ndërqytetas kërkojnë shfuqizimin e vendimit që iu ndalon atyre të marrin pasagjerë në kthim. Sipas këtyre drejtuesve, ata kanë paguar rregullisht taksat dhe tatimet për biznesin që kryejnë, ndaj kërkojnë të lejohen për të punuar normalisht.
Ligji i ri, 8-15 vjet burg për shqiptarët që luftojnë në Siri.
Qeveria ka vendosur t’i thotë Ndal pjesëmarrjes së shqiptarëve në luftën e përgjakshme të Sirisë, këtë radhe duke kryer ndryshimë në kodin penal. Çdo person që do të bëjë thirrje për luftë, ose që nxit e rekruton persona, ose që shkon në këto konflikte, do të dënohet me burg që arrin sipas rastit deri në 15 vjet. Amendamentet janë përgatitur nga Kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe do të diskutohen së shpejti për t’u miratuar në Kuvend.
Tiranë, polici i rrugores godet me grusht qytetarin.
Në Youtube është bërë publike sot një video në të cilën tregohet një skenë dhune nga një polic rrugor ndaj një qytetari….kamerat e mbikëqyrjes publike kanë kapur një moment kur polici rrugor, me motorr, ndjek një qytetar që ecën në rrugë dhe më pas konfliktohet me të dhe në fund e godet me grusht në publik duke tentuar më vonë që të largohet.