Ligji i ri, 8-15 vjet burg për shqiptarët që luftojnë në Siri.

Qeveria ka vendosur t’i thotë Ndal pjesëmarrjes së shqiptarëve në luftën e përgjakshme të Sirisë, këtë radhe duke kryer ndryshimë në kodin penal. Çdo person që do të bëjë thirrje për luftë, ose që nxit e rekruton persona, ose që shkon në këto konflikte, do të dënohet me burg që arrin sipas rastit deri në 15 vjet. Amendamentet janë përgatitur nga Kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe do të diskutohen së shpejti për t’u miratuar në Kuvend. Projektligji shoqërohet me një relacion ku bëhet e ditur se Shqiperia nuk ka nënshkruar dhe ratifikuar asnjë nga rezolutat e OKB që bëjnë fjalë për mercenarizmin dhe pjesëmarrjen në konfliktet në territore të huaja.
Add new comment