“Testi i vdekjes”, shkenctarët zbulojnë mënyrën për ta zbuluar.

Doni të dini nëse do të vdisni apo do të jeni gjallë brenda pesë viteve të ardhshme? Shkencëtarët kanë zbuluar një ‘test vdekjeje’ që mund t’ja thotë.
Ajo përdor një mostër të gjakut për të identifikuar nëse jeni në rrezik të lartë për të qenë të prekur nga sëmundjet, duke filluar ngasëmundjet e zemrës deri te e kancerit. Mund të identifikohen edhe sëmundjet e popullore por që të shkaktojnë vdekjen. Krijues finlandezë dhe nga Estonia që kanë bërë këtë test shpresojnë se do të ndihmjë në identifikimin e njerëzve me sëmundje të fshehur që do të mund të përfitojnë nga trajtimi i shpëtimit të jetës. Megjithatë, ka të ngjarë që disa ta marrin atë me idenë e ‘provës së vdekje’.
Hulumtuesit filluan duke testuar mostrat e gjakut në më shumë se 17.000 njerëz në përgjithësi të shëndetshëm, për më shumë se 100 substanca kimike të ndryshme.
Ata pastaj gjurmuan vullnetarët për disa vjet dhe krahasuan mostrat e gjakut të atyre që vdiqën me të atyre që mbijetuan. Kjo tregoi katër sinjale kimike, që parashikojnë një rrezik të lartë për të vdekur nga sëmundjet brenda pesë viteve.
Të katër komponimet janë gjetur normalisht në gjak, pornivelet e tyre janë të rëndësishme, raporton gazeta “PLoS Medicine” .
Studiuesit morën parasysh edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në shëndetin e njerzve e të tilla si pirja e duhanit, obeziteti, alkooli, mosha, presioni i gjakut dhe kolesteroli.
Add new comment