Arkiv-Lajme të përditësuara

Londra pezullon pjesëmarrjen e saj në samitin e G8-s në Soçi.

Postuar në 02 Mars, 2014 12:11

Ministri i Jashtëm William Hague njoftoi sot se Mbretëria e Bashkuar pezullonte pjesëmarrjen e saj në takimet përgatitore të G8-s në Sochi, para nisjes së tij për në Kiev.
“Britania e Madhe do të bashkohet me vendet e tjera të G8-s këtë javë duke pezulluar bashkëpunimin e saj nën patronazhin e G8-s, që Rusia kryeson këtë vit, duke përfshirë takimet e kësaj jave për përgatitjen e samitit të G8-s si dhe më vonë do të mbajmë këtë qëndrim për takimet e ardhshme të G8-s deri në një njoftim tjetër”, njoftoi në kanalin televiziv “Sky News” kreu i diplomacisë britanike

Protesta e drejtuesve të furgonave vijon në mesjavë.

Postuar në 02 Mars, 2014 12:09

Protesta e drejtuesve të furgonave taksi 8+1 lidhur me vendimin e qeverisë për të ndaluar kthimin e tyre me pasagjer e cila solli bllokimin e disa akseve kryesore javën e shkuar pritet të vijoi edhe në javën e ardhshme.
Sipas Kreut të Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja shoferët në protestën e radhës do të vijnë jo më me furgona por të mbështetur nga familjet e tyre.

Fier, nënkryetari i komunës Levan plagos me armë dy persona.

Postuar në 02 Mars, 2014 08:59

Nënkryetari i komunës në Levan në Fierit ka plagosur sot me armë dy persona.
Policia ka thënë se autori i plagosjes së dyfishtë është Eqerem Braçe, nënkryetar i komunës në Levan.Të plagosur sipas policisë, kanë mbetur shtetasit Klodian dhe Besnik Alikaj, ata ndodhen në spital jashtë rrezikut.

Policia ka thënë se është arrestuar autori i dyshuar I ngjarjes, shtetasi Eqerem Braçe,  nënkryetari i komunës Levan.

Rama takon investitorët italianë: Së shpejti ligji mbi investimet e huaja.

Postuar në 02 Mars, 2014 08:54

Gjatë qëndrimit të tij në Romë, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me investitorë e sipërmarrës italianë, të cilët pritën me shumë interesim të njihen me potencialet që Shqipëria paraqet për zhvillimin e biznesit.

Nënkryetari i komunës plagos me armë 2 të rinj

Postuar në 02 Mars, 2014 08:31

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Fier. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Levan, ku dy të rinjtë Klodian dhe Besnik Aliaj, janë qëlluar me armë zjarri.

Pak minuta pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së dy të rinjve. Sipas policisë ai është Eqerem Braçe nënkryetar i Komunës Levan.Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e krimit.

Kosova përgatitet për ndeshjen e parë ndërkombëtare.

Postuar në 02 Mars, 2014 07:32

Në Kosovë po pritet me interesim dhe si një festë, ndeshja e parë ndërkombëtare e kombëtares së futbollit me Haitin, në 5 mars në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të vendit.

“Kuvendi i Lezhës”, Meta e Kodheli vlerësojnë ngjarjen historike.

Postuar në 02 Mars, 2014 07:30

Kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë vlerësuar sot ngjarjen më të madhe historike të shqiptarëve, 570 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.

Nga qyteti i Lezhës, Meta e Kodheli, të shoqëruar dhe nga deputetë të Qarkut Lezhë, kryetari i bashkisë së Lezhes, Viktor Tusha, dhe qytetarë nga trevat shqiptare, thanë se mesazhi i besëlidhjes është bashkimi qe bën fuqinë duke i bere bashkë të gjithe princërit në një komandë të vetme, në betejat 25 vjeçare që tronditën perandorinë.

Shkodër, biznesmeni arrestohet për kanosje, reagon deputetja e PD.

Postuar në 02 Mars, 2014 05:40

Arrestimi i nje biznesmeni nga policia e Shkodrës eshte shoqeruar me reagimin e deputetes se PD Voltana Ademi.
Kjo e fundit i ka cilesuar te padrejta dhe shkelje e te drejtave te njeritu veprimet e Policise se Shkodres.
Arrestimi i papritur i nje biznesmeni, ka shkaktuar reagime ne Shkoder. Deputetja e PD Voltana Ademi ka akuzuar policine perarbitraritet duke synuar te mbjelle terror.
Sipas Ademit, Shkelzen Bekteshi, eshte vendosur ne pranga, me akuzen e kanosjes ndersa nuk ka nje te kanosur.

Obama: Rusia është duke cënuar sovranitetin e Ukrainës.

Postuar në 02 Mars, 2014 05:37

Presidenti Barak Obama zhvilloi një bisedë telefonike 90 minutëshe me Presidentin rus Vladimir Putin për të shprehur shqetësimin e thellë të Shtëpisë së Bardhë lidhur me zhvillimet në Ukrainë.

Zyrtarët thonë se zoti Obama i tha Presidentit rus se Rusia është në dhunim të qartë të sovranitetit ukrainas dhe ligjit ndërkombëtar.

Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara po pezullojnë planet për pjesëmarrje në takimin ekonomik të G-8 në Soçi.

Avokati i Popullit ka vërejtje për reformën zgjedhore.

Postuar në 02 Mars, 2014 05:35

Institucioni i Avokatit të Popullit ka kundërshtime në çështje të caktuara të reformës zgjedhore, me të cilën tashmë po merret Komisioni parlamentarpër legjislacion. Avokati i Popullit, Sami Kurteshi thotë se pragu i lartë zgjedhor për partitë dhe për kandidatët e pavarur dhe përfshirja e normës që vota e partisë t’i shkojë bartësit të listës, është kundër kushtetuese. Avokati i Popullit i ka dërguar dy rekomandime në Kuvend lidhur me këto çështje. Ai nuk e përjashton mundësinë që t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara