“Kuvendi i Lezhës”, Meta e Kodheli vlerësojnë ngjarjen historike.

Postuar në 02 Mars, 2014 07:30

Kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë vlerësuar sot ngjarjen më të madhe historike të shqiptarëve, 570 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.

Nga qyteti i Lezhës, Meta e Kodheli, të shoqëruar dhe nga deputetë të Qarkut Lezhë, kryetari i bashkisë së Lezhes, Viktor Tusha, dhe qytetarë nga trevat shqiptare, thanë se mesazhi i besëlidhjes është bashkimi qe bën fuqinë duke i bere bashkë të gjithe princërit në një komandë të vetme, në betejat 25 vjeçare që tronditën perandorinë.

“Nuk mund të mungoja në këtë përvjetor  të  Kuvendit  të Lezhës, djepi i ngjarjes më të madhe shqiptare, vendi ku lindi besa, bashkimi me të njëjtin flamur e besim.

Shqiptarët u bashkuan kundër kërcënimit më të madh nën udhëheqjen e Skënderbeut,  njeriut të madh të mesjetës.

Ky kalores i krishterimit do te mbetet frymëzimi me i madh i shqiptareve”, theksoi  Meta.

Ministrja e Mbrojtjes  Mimi Kodheli, pasi përshëndeti të pranishmit  tha se  “570 vjet më parë, shqiptarët u bënë bashkë me eropianizmin kundër osmanizmit.

Bashkimi i feudaleve arbërorë, cilesohet si një lëvizje unikale për Evropën. Le të shërbejë Kuvendi i Lezhës për ti  bashkuar të gjithë shqiptarët në familjen e madhe Europiane, përfundoi Kodheli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.