Super operacioni i policisë së Fierit, shkatërrohet banda e vjedhjeve, 13 persona në pranga.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier pas një hetimi 4 mujor, finalizoi me sukses operacionin e koduar “MBROSTAR 2014”, ku u bë e mundur zbulimi i një grupi të strukturuar kriminal të perfshirë në disa vepra të rënda penale të kryera në rrethet Fier, Lushnje, Berat, Vlorë, Elbasan.
Si rezultat i këtij hetimi u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit te Prokuroisë së Rrethit për shtetasit: 1. Abedin Sefret BAÇJA, i datëlindjes 1990, me banim Mbrostar Ura/Fier, me nofken “DINE”; 2. Klaudjo Gëzim GREMBI, i datëlindjes 1988, banues në Mbrostar Ura/Fier, me nofken“LLAPI”; 3. Artur Gëzimit MEÇAJ, i datëlindjes 1993, banues në fshatin Mbrostar – Ura/Fier, me nofkën “Maloku”; 4. Kristo Dashnor DUNGA, i datëlindjes 1989, banues në Kolonje/Lushnjë, me nofkën “Roboti”; 5. Mario (Arben) KAJA, i datëlindjes 1982., banues në Vajkan, komuna Mrostar-Ura; 6. Marjo Bektash KAJA, i datëlindjes 1991, banues në Mbrostar – Ura,; 7. Fatos Xheladin MUÇO, i datëlindjes 05.07.1982, me banim në Mbrostar- Ura,me nofkën “Dërri”; 8. Saimir Skënder ATIJA, i datëlindjes 03.05.1983, banues në fshatin Sulaj, Fier; 9. Idi Agimit Shala, i datëlindjes 1989, lindur ne Lushnjë, me arsim me banim ne Fier; 10. Erlin Hazis Çela, i datëlindjes 1992, banues në Kolonjë; 11. Dritan Qamil VELIU, i datëlindjes 1992, banues në Mbrostar – Ura, nofkën “ÇUÇE”; 12. Baftjar Rrapi GROPA, i datëlindjes 1967, banues në Patos; 13. Alfred Namik ÇELA, i datëlindjes 1966, banues në Tiranë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal.
Add new comment