Arkiv-Lajme të përditësuara
Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në Tepelenë.
Mbi fshatin Arrëz e Madhe të rrethit Tepelenë , në një përrua të thellë , është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Sali Haxha, i datëlindjes 1936, banues në fshatin Arrëz e Madhe.
Që prej 10 ditësh shtetasi Sali Haxha nuk ishte kthyer në shtëpi që prej mëngjesit që kishte dalë për te kullotur bagëtitë e tij.
Efektivë të Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe banorë të fshatit kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve dhe sot në mesditë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të këtij shtetasi .
Raporti i SHISH: Në Siri janë vrarë 6 shqiptarë, të plagosur 12.
Një raport i Shërbimit Informativ saktëson së gjashtë shtetas shqiptarë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri.
I njëjti dokument thekson se edhe 12 shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga pjesëmarrja në luftime atje.
Nevvs24 citon raportin e SHISH që shkruan se shtetasit shqiptarë të vrarë në Siri janë E.Xhelo, D.Rasha, D.Jangulli, H.Muslija dhe H.Korvalaj si dhe Anri Maliqaj.
“Në luftën në Siri janë plagosur 12 shqiptarë”, theksohet në raportin e SHISH.
Greqi, shtatë shqiptarë arrestohen me 2081 kilogramë drogë.
Afërsisht 2081 kg drogë e llojit marijuhanë është sekuestruar nga policia greke në Elefsina. Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë.Lënda narkotike ishte ngarkuar në një kamion të madh në kufirin shqiptaro-grek.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personave që u arrestuan në këtë operacion antidrogë.
Policia po heton në lidhje me persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik droge.
Rimini, i riu shqiptar ekzekutohet me 7 plumba në parking.
Shtatë plumba arme zjarri janë derdhur mbi një shqiptar 26-vjeçar ditën e sotme në Rimini. Viktima mësohet se është shtetasi Nimet Ziberi i cili u ekzekutua pranë një supermarketi.
Policia ka thënë se në momentin e atentatit Ziberi po parkonte makinën e tij tip “Mercedes A-Class”. Ai bashkë me gruan në momentin e ngjarjes.
Krimi i frikshëm ka ndodhur rreth orës 11:30, në parkingun e supermarketit. Sipas policisë dhe dëshmitarëve vrasësi është larguar pa lënë gjurmë.
Dializa dhe transplanti i veshkës, ministria ul kostot për privatin.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore prezantoi sot paketat e para shëndetësore për dializën dhe transplantin e veshkave.
Mjekët specialistë nefrologë të QSUT kanë përllogaritur që një seancë dialize të kushtojë realisht 72 euro nga 90 euro që ka paguar ministria e shëndetësisë deri më tani për spitalet private që e ofrojnë këtë shërbim.
Ndërsa kostoja e transplantit të veshkës kushton 8500 euro nga 11 mijë euro që ka paguar qeveria për secilën nga 50 ndërhyrjet që janë kryer që prej vitit 2009.
26 shtete bashkohen në kërkimet për avionin e zhdukur.
Australia ka marrë rolin udhëheqës në kërkimin e avionit Boeing 777 të zhdukur mbi Oqeanin Indian jugor si pjesë e listës së vendeve që ofrojnë ndihmë , e cila ka shkruar në 26.
Lëvizja erdhi pasi ministëri Malajzian i transportit, Hishammuddin Hussein, zbuloi se ende duhen kontrolluar edhe dy milionë kilometra katrorë.
Malajzia ka apeluar për të dhënat e radarëve dhe ndihmën e avionëve të kërkimit për të shtrirë kontrollet intensive nga Azia deri në veri-perëndim të Kazakistanit.
Aksidenti i Himarës, e mbijetuara kerkon shpërblim.
Studentja e mbijetuar e aksidentit tragjik të Qafës së Vishës në Himarë, vendos të përballet me drejtësinë, për çështjen e dëmshpërblimit.Eriselda Gubere, që fati deshi të mbijetonte, së bashku me pjesëtarët e familjes së saj, Fatmire Gubere, Kadri Gubere, Mariglen Gubere dhe Zare Gubere, ka ngritur padi për shkaktim dëmi ndaj një shoqërie sigurimesh. Përmes padisë civile, Gubere kërkon nga shoqëria në fjalë të paguajë në favor të saj, shpërblimin e plotë të dëmit pasuror dhe jopasuror të shkaktuar nga aksidenti i rëndë i 21 majit 2012.
Hetimet për Arben Imamin, Llalla takon Ministren Kodheli.
Kryeprokurori Adriatik Llalla priti në një takim mëngjesin e sotëm Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Mësohet se në fokus të diskutimeve kanë qënë dosjet e dorëzuara në Prokurorinë e Përgjithshme nga Ministrja Kodheli për paraardhësin e saj Arben Imami. Në muajin dhjetor Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dërgoi në Prokuroridosjen e abuzimeve të paraardhësit të saj, Arben Imami. Ish-ministri Arben Imami akuzohet për konsumin e veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti’, si dhe ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik.
Qëllohet 4 herë me thikë pas kurrizi 29 vjeçari në Bulqizë.
Një i ri mbeti i plagosur me thikë mëngjesin e së hënës në Bulqizë. Mësohet se Petrit Lici u qëllua katër herë në kurriz ndërsa mbeten enigmë ende shkaqet e plagosjes.Autori mësohet të jetë identifikuar dhe është aktualisht në kërkim nga policia ndërsa i plagosuri është dërguar për ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë.
I ngacmoi gruan, 41-vjeçari i këput veshin me dhëmbë fqinjit.
Xhelozohet për bashkëshorten, 41-vjeçari kafshon dhe i këput veshin me dhëmbë një të riu. Ngjarja e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Bilishtit. Burime zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Korçës, bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër, 41- vjeçari Ferdinand Mulla i ka këputur veshin me dhëmbë 32-vjeçarit me iniciale F.LL.. Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Bilishtit.