Dializa dhe transplanti i veshkës, ministria ul kostot për privatin.

Postuar në 17 Mars, 2014 09:37

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore prezantoi sot paketat e para shëndetësore për dializën dhe transplantin e veshkave.

Mjekët specialistë nefrologë të QSUT kanë përllogaritur që një seancë dialize të kushtojë realisht 72 euro nga 90 euro që ka paguar ministria e shëndetësisë deri më tani për spitalet private që e ofrojnë këtë shërbim.

Ndërsa kostoja e transplantit të veshkës kushton 8500 euro nga 11 mijë euro që ka paguar qeveria për secilën nga 50 ndërhyrjet që janë kryer që prej vitit 2009.

“Për herë të parë ndodh që puna për hartimin e paketave të tilla të shërbimeve shëndetësore të realizohet në një kohë kaq të shkurtër dhe nëpërmjet përfshirjes së një ekipi profesionistësh, duke hedhur edhe një hap të mëtejshëm në drejtim të jetësimit të angazhimit tonë për të siguruar se askush nuk mos përballet me pengesa financiare, moshore, gjinore, gjeografike apo kulturore në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Drejtori i ISKSH Astrit Beci e ka cilësuar kostimin e dializës e transplantit si neovjë për vendosjen e një konkurrence të ndershme, ndërsa ministri i shëndetësisë është shgprehur se qeveria do të vijojë të jetë dashamirëse me sektorin privat, duke nisur menëjherë dhe shlyerjet e detyrimeve

“Këto paketa u hartuan mbi bazë të kritereve mjekësore, ekonomike dhe sociale, çka do të thotë se, në hartimin e këtyre paketave, u vlerësua shkalla e ofrimit të shërbimit në ndihmë të përmirësimit të cilësisë së jetës, të shmangies se përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit dhe të rritjes së jetëgjatësisë”, theksoi Beci.

Spitalet private që do të pranojnë kostot e vendosura nga fondi për sigurimin shëndetësor do të duhet të plotësojnë dhe disa standarde të vendosura nga sghoqataz botëroire e nefrologjisë.

Mjeku nefrolog Myftar Barbullushi ka renditur kushtet që duhet të plotësojë shëbrimi privat për dializën

Sot në Shqipëri kanë marrin shërbimin e hemodializës rreth 800 pacientë ndërsa mendohet se 1 në 14 persona vuajnë nga veshkat por arrijnë ta identifikojnë sëmundjne në një stad të vonshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.