Arkiv-Lajme të përditësuara

Zbardhet krimi, 69-vjeçari vrau fqinjin në Shkodër për mbeturinat.

Postuar në 13 Mars, 2014 13:06

Zbardhet motivi i vrasjes së ndodhur ditën e sotme në zonën e Vaun e Dejës në Shkodër.
Sipas policisë, mbeturinat e hedhura pranë shtëpisë së komshiut i kanë kushtuar jetën një 48-vjeçari në fshatin Ashtë të komunës Bushat në Shkodër.
Viktima Çesk Pjetri, 48 vjeç eshte vrare me arme zjarri pas nje sherri me fqinjin e tij shtetasin Mark Jaku.
Autori mësohet se i ka kerkuar llogari fqinjit-viktimës, se perse mbeturinat i hidhte afer baneses se tij.

Ish të përndjekurit, fondi i akorduar për këtë vit 18 milion USD.

Postuar në 13 Mars, 2014 08:46

Të gjithë ish të përndjekurit politikë të shpallur fitues nga qeveria e mëparshme, por që nuk e kanë marrë dëmshpërblimin do të përfshihen në skemë ne dëmshpërblimit të parët.Kështu është shprehur në një prononcim për BW, kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, ku më tej shtoi se fondi i vënë në dispozicion për dëmshpërblim gjatë këtij viti do të jetë 18 milion USD.

Lezhë, ndalohet një 51-vjeçar në Dajç për falsifikim dokumentash.

Postuar në 13 Mars, 2014 08:45

Një 51-vjeçar, banues në fshatin Dragush, komuna Dajç e rrethit Lezhë, u ndalua sot, pasi akuzohet për vepren penale të falsifikimit të dokumentave.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se Qarkut Lezhë bënë të ditur  se Mark Kola eshte ndaluar, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka urdhëruar ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë qe e ka dënuar me tetë muaj burgim për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave të rezultateve zgjedhore”.

Presidenti i Bayern Munich dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg.

Postuar në 13 Mars, 2014 08:44

Një gjykatë gjermane ka dënuar presidentin e kampionit të futbollit europian Bayern Munich me tre vjet e gysmë burg. Uli Hoeness ngarkohej me akuzat për shmangie taksash.
Hoeness kishte pranuar fajësinë për mashtrimin dhe shmangien e miliona eurove nga autoritetet tatimore të Gjermanisë.

Ish futbollisti gjerman e ndërkombëtar, fitues i Kupës Botërore, kishte pranuar se paratë i kishte fshehur në një bankë në Zvicër.

Meta pret ministrin arab: Krijijohet Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Emirate.

Postuar në 13 Mars, 2014 08:42

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot  Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe SH.T. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.Kryetari i Kuvendit z.

Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga shpërthimi në New Jork.

Postuar në 13 Mars, 2014 08:39

Zyrtarët e Qytetit të Nju Jorkut thonë se së paku 7 vetë janë vrarë nga eksplodimi i gazit në një ndërtesë në Harlemin Lindor.

Këta zyrtarë kanë thënë sot se ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit ende po punojnë në gërmadhat e dy ndërtesave që janëshkaktërruar, meqë tetë vetë konsiderohen të zhdukur, pas shpërthimit të djeshëm të fuqishëm të shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Në vendin e shpërthimit është sjellur makineri e rëndë për largimin e gërmadhave nga hapësira.

Vritet me armë zjarri një 60 vjeçar, të pa qarta shkaqet.

Postuar në 13 Mars, 2014 04:35

Vritet me armë zjarri një 60-vjeçar, mëngjesin e sotëm në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ashtë të komunës Vau i Dejës, ku shtetasi  Çesk Pjetri rreth 60 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, për shkaqe ende të panjohura. Policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, Mark Ndoja, vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë. 

Rekrutimet për në Siri, 65-vjeçari i shpallur në kërkim, thirrje për xhihad në internet.

Postuar në 13 Mars, 2014 04:31

65-vjeçari me origjinë nga Dibra, Medi Manellari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për rekrutimin e të rinjve me qëllim që të luftonin në Siri, tërhoqi vëmendjen e opinionit publik pak muaj më parë, kur në internet u publikua një video në të cilën ai bënte thirrje për xhihad.

Rama në Kavajë: Në pak ditë, tre zyra punësimi ndërmjetësuan punë për 1500 persona.

Postuar në 13 Mars, 2014 04:13

Kryeministri Edi Rama deklaron se në një muaj, tre zyra të hapura të punës kanë ndërmjetësuar fillimin e marrëdhënieve të punës për rreth 1500 persona.

Vrasja e Dritan Lamajt, shtyhet gjyqi ndaj Arben Frrokut.

Postuar në 13 Mars, 2014 04:12

Gjykata e Krimeve të renda vendosi sot shtyrjen e seancës së parë gjyqësore ndaj biznesmenit Arben Frroku në gjyqin ku akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Avokati i biznesmenit Frroku, kërkoi sot shtyrjen e seancës për të marrë më tepër kohë me qëllim shqyrtimin e pamjeve filmike që prokuroria ka administruar në dosje.

Bëhet fjalë për pamje të kamerave të karburanteve dhe bizneseve të ndryshme në Elbasan që kanë fiksuar levizjet e makinës së Arben Frrokut më 24 shkurt 2013 kur ndodhi vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara